Kryeministri Rama kishte programuar një takim me mbështetës të tij në Gjirokastër. Por ai është detyruar që të niste me një orë e tridhjetë minuta vonesë takimin, kjo si pasojë e banorëve të cilët i kishin bllokuar rrugën.
Vendi i bllokimit ishte në hyrje të Gjirokastrës.
Kjo nuk është hera e parë që banorët i bllokojnë rrugën. Edhe pak ditë më parë, kreut të qeverisë iu bllokua rruga nga banorë të Lezhës, pasi ishte nisur për në Pukë, dhe ai ka kaluar nga një rrugë dytësore për të shkuar në takimin e paralajmëruar.