E mërkurë, 22 Shtator, 2021
15.5 C
Tirana

Video/Lyudmila Pavlichenko, snajperja sovjetike që ekzekutoi 309 gjermanë

E njohur ndryshe si “Zonja Vdekje”, Lyudmila Pavlichenko, ishte vetëm 24-vjeçe kur Bashkimi Sovjetik u pushtua befas nga Gjermania naziste. Ajo u caktua filimisht si infermiere për të plagosurit, por e refuzoi atë detyrë, pasi prej vitesh ishte stërvitur në sportin e qitjes. Prandaj u bë pjesë e Divizionit të 25-të të Pushkatarëve.

Beteja e saj e parë e madhe, ishte pranë Odesës në Ukrainë. Fillimisht, do të tronditej nga vdekja e një shoku të ngushtë, Por më pas e mori veten, dhe në ditët që pasuan vrau 36 ushtarë të Vermahtit. Në total do të vriste 309 ushtarë armiq. Gjermanët filluan të dëgjonin për të, dhe nisën të joshnin me oferta, për të dezertuar.

Kur nuk funksionoi, e kërcënuan se do ta vrisnin, dhe do t’ia copëtonin trupin. Pavlichenko u plagos 4 herë në frontin e betejës, por arriti të mbijetojë. Fama e saj u përdor për qellime propagandistike nga autoritetet sovjetike. Në vitin 1942, ato e dërguan për një vizitë në SHBA, ku u prit nga bashkëshortja e presidentit amerikan, Eleanor Roosevelt. Pavlichenko vizitoi edhe Britaninë e Madhe. Ajo u promovua më vonë në gradën e majores, nuk u kthye më në luftë, por u mor me trajnimin e snajperëve sovjetikë. U nderua me medaljet më të larta të nderit në Bashkimin Sovjetik. Vdiq më 1974 në Moskë, në moshën 58-vjeçare.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...