E shtunë, 18 Shtator, 2021
21.5 C
Tirana

1943, kur Uinston Çërçilli shkaktoi një uri masive që vrau 3 milionë njerëz në Indi (video)

Uinston Çërçill, cilësohet një hero në Britaninë e Madhe dhe në botë, për shkak të udhëheqjes së aleatëve në fitoren e Luftës së Dytë Botërore. Por për të tjerët, ai është përgjegjës për vdekjen e të paktën 3 milionë indianëve nga uria në vitet 1940. Në një libër të botuar vitet e fundit, historiania indiane Madhusree Mukerjee, pretendon se Çërçilli nxiti dhe lejoi një uri masive në mesin e indianëve në rajonin e Bengalit në vitin 1943.

Zyrtarët anglezë, larguan pjesën më të madhe të anijeve nga zona, nga frika e rënies në duart e japonezëve. Për pasojë miliona indianë, nuk mund të furnizoheshin me ushqimin kryesor që kishin, orizin. SHBA-ja dhe Australia, u ofruan të ndihmonin në shmangien e një katastrofe humanitare. Por kryeministri britanik, nuk pranonte t’u jepte anije për transport, pasi sipas tij ato duheshin më shumë për luftën. Ai refuzoi ndihmën, edhe kur amerikanët u zotuan të çonin me anijet e tyre drithin amerikan për popullatën vendase. Sipas Mukerjee, kjo ishte një qasje e qëllimshme e Çërçillit, që ishte racist, dhe i urrente për vdekje indianët. Kjo sepse ai e ndjente që pas luftës, India do të shkëputej nga Britania. Edhe sekretari i shtetit për Indinë, Leo Ameri, i tha një moment Çërçillit, se qasja e tij mbi atë rast, nuk ishte shumë e ndryshme nga ajo e Adolf Hitlerit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Betohen në Presidencë, Qeveria nis zyrtarisht mandatin e tretë

Pas betimit te presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të ri qeveritar vendosën të ecnin në këmbë përgjatë Bulevardit Dëshmorët...

Betimi i kabinetit qeveritar/Rama dhe ministrat betohen para Metës

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak çaste më parë në Presidencë, ku bashkë me anëtarët e kabinetit qeveritar do të betohet para kreut të...

Miliarderi amerikan shpallet fajtor për vrasje

Trashëgimtari amerikan i pasurive të paluajtshme Robert Durst, subjekt i dokumentarit të krimit HBO The Jinx, është dënuar për vrasjen e mikes së tij...

Kurti lë pas inatet me Ramën dhe e uron për mandatin e tretë

Dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar një letër të hapur homologut të tij shqiptar, Edi Rama, duke e uruar për mandatin...

Meta merr në mbrojtje Berishën, akuzon Kim se po shkel sovranitetin e vendit

Pas një periudhe të gjatë heshtje, një ditë më parë kreu i shtetit, Ilir Meta, u prononcua për mediat duke u rreshtuar krah aleatit...