Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Video/Fermerët shqiptarë janë mashtruar nga gazsjellësi “i dështuar”

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Video/Fermerët shqiptarë janë mashtruar nga gazsjellësi “i dështuar”

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP), kërcënon të humbasë qëllimin e tij politik, por tashmë ka shkaktuar të gjitha llojet e vuajtjeve në fshatrat e Shqipërisë. Fermerët kanë humbur tokën e tyre, me të cilën ata dhe familjarët e tyre janë të lidhur kokë e këmbë, për të garantuar mbijetesën.

Agim Bendo ka një rrip të ngushtë toke të mbjellë me kumbull, të vendosur midis dy arave me misër. Në gjithë fshatin e tij gjenden plot gjurmë të punimeve të TAP. Dhe nën rripin e tij të tokës, vetëm 30 metra më tej, gjendet tashmë një tubacion gazi. “Ne u përpoqëm të ndalonim punën e makinerive për një vit, dhe ata thanë:”Na ndaloni, dhe ne do t’iu fusim në burg. Në fund hoqëm dorë, dhe ky ishte një akt emocional”.

Bendo përfitoi kompensim financiar nga TAP. Tubacioni duhet të sjellë gaz jo-rus në Evropë përmes Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë. Fermerët e grurit marrin më pak kompensim, kultivuesit e frutave më shumë. TAP e ka specifikuar këtë në kontratë. “Por ata pretendojnë se pemët e mia janë 2-vjeçare. Ato janë në fakt 10-vjeçare”- thotë Bendo, që në këtë mënyrë mori shumë më pak para si kompensim.

Nga varfëria, njerëzit kënaqen me pak

Për një kohë të gjatë, Bendo u përpoq të pengonte punën e makinerive. Ai shkoi deri në Tiranë për të bërë me dije ankesën e tij – dhe u kthye mbrapsht duarbosh. Në shtëpi ka vetëm pakënaqësi. “Këtu”- thotë ai. “Provoje, raki shtëpie. Më e fortë se rumi, fyti të lëshon flakë!. Unë pi një gotë çdo mëngjes, bashkë me kafenë… Dhe çdo gjë është në rregull…”

Në fshat, ka ndonjë që hedh poshtë pretendimet e Bendos, i cili mban në dorë një orë të punuar me ar. Me sa duket nga zilia. Paratë e TAP-it shihen si të bollshme. Çuditërisht shumë fermerë me të cilët bisedojmë janë pozitivë. Për shembull, fermerët e drithërave humbin vetëm një vit punë, ndërkohë që kompensohen mirë.

Po ku është diferencimi? “Dëgjo”- thotë një pronar tokash- “njerëzit këtu janë të varfër, nuk kanë të hanë, ndaj kënaqen me çdo gjë që u jepet. Por në fakt shuma e dhënë nga TAP-i nuk është e mjaftueshme nëse llogaritet si duhet”- thotë njeriu që ka frikë të japë emrin e tij. “Sepse ju e dini se si funksionon këtu…”.

Fatalizmi e përshkon këtë vend. Dihet se qeveria “ra në ujdi” me TAP-in për shumat e kompensimit. Një tradhti e vërtetë, por që nuk u bën shumë përshtypje shqiptarëve. “Shkova

tek një avokat i cili ka shumë përvojë”- thotë Bendo. ‘”Ai më tha, rri i qetë dhe merr paratë. Nëse vazhdon në këtë mënyrë, s’do të marrësh asgjë. Dhe kur as avokatët s’mund të na ndihmojnë, çfarë duhet të bëjmë?”.

Fakti që Gazprom, do të përdorë ndoshta menjëherë gazsjellësin TAP, do ta bëjë situatën edhe më shumë ironike. Ideja pas së cilës u projektua qëndronte TAP, ishte e kundërta:gazi nga Azerbajxhani dhe më vonë nga Turkmenistani, duhet ta bëjë BE-në më pak të ndërvarur nga Rusia. Për shkak se Azerbajxhani përdor vetëm gjysmën e gazsjellësit, Rusia mund “të korruptojë” pjesën tjetër të zyrtarëve të energjetikës në Bruksel.

Lëvizja protestuese

Ndërsa gruaja e tij bën byrek me miellin e prodhuar nga gruri që kanë rritur vetë, Urim Bajraktari merr një dosje të madhe me grumbuj letrash nga dollapi, duke i shpërndarë mbi tryezë. Të gjitha drejtuara kompanisë TAP. Bajraktari është bërë një lloj lideri në fshatit, është i sjellshëm dhe i zgjuar. Një përjashtim.

“Në fillim, burrat nuk dëgjonin, ata kundërshtuan kërkesat e mia kundër gazsjellësit dhe kontratave të TAP-it!. Ka një dallim midis asaj që përshkruhet këtu dhe asaj që është paguar aktualisht”. Më vonë, i bëri bashkë të gjithë. U ngrit një lëvizje proteste me në qendër Bajraktarin.

Tani ai është ulur mbi pirgun me letra. Ai ka humbur. “Problemet tona më të mëdha, kanë të bëjnë me kompensimin. Ekziston një ndryshim midis asaj që përshkruhet këtu, dhe asaj që është paguar aktualisht”- thotë Bajratari, i cili gjithashtu sheh në një perspektivë afatgjatë:familja e tij nuk mund ta përdorë dot tokën për 400 vitet e ardhshme për qëllime të tjera.

“Në kohë ekonomikisht më të mira, ne mund të duam ta shesim tokën, apo të ndërtojmë vetë diçka. Tani brezat e ardhshëm janë peng i këtij projekti. Si jemi? Në të kaluarën ishim pronarët”- thotë Bajraktari. Ai i hedh një sy grumbullit të letrave. “Nëse e çojmë TAP para drejtësisë fitojmë, është e gjitha e shkruar këtu. Por ne nuk e besojmë drejtësinë në këtë vend”- thotë fermeri, i cili gjithashtu është kërcënuar me blerje, por thjesht ka marrë ca para më shumë pas ankesave. “Por që nuk janë të mjaftueshme”- thotë ai.

Ai na çon më vonë në fshatin e tij me një mercedes të vjetër, si të gjithë këtu. Ne udhëtojmë nëpër një rrugë të ndërtuar nga TAP-i. Kompania energjetike, financoi gjithashtu rikonstuksionin e disa shkollave, ​​dhe ka një zinxhir programesh sociale. “Në fundit të fundit, TAP është diçka pozitive për vendin tonë” thotë Bajraktari. ”Veçanërisht në aspektin ekonomik, por për ne fermerët, është i tmerrshëm”. Përshtati për Tirana Today Alket Goce

Tags: fermeretgazsjellesii dështuarjanëmashtruarshqiptare

TË LIDHURA

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro
Aktualitet

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

22:32 | 13/04/2026
Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026
Aktualitet

Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

21:58 | 13/04/2026
Prokuroria e Tiranës godet 3 Call Centera, raportohet për të arrestuar. Sekuestrohen edhe para
Aktualitet

Prokuroria e Tiranës godet 3 Call Centera, raportohet për të arrestuar. Sekuestrohen edhe para

21:44 | 13/04/2026
Next Post
Të rritesh në -60 °C

Të rritesh në -60 °C

McGregor rreziko përjashtimin nga UFC-219, sulmoi gjyqtarin (Video)

McGregor rreziko përjashtimin nga UFC-219, sulmoi gjyqtarin (Video)

Rritja e çmimit të ujit në Tiranë, miratohen tarifat e reja

Rritja e çmimit të ujit në Tiranë, miratohen tarifat e reja







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani konfirmon 16 prillin si raundin e ardhshëm të bisedimeve me SHBA
Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani konfirmon 16 prillin si raundin e ardhshëm të bisedimeve me SHBA

by mirseda
22:58 | 13/04/2026
0

Raundi i ardhshëm i negociatave midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të mbahet në Pakistan më...

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

22:32 | 13/04/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

22:08 | 13/04/2026
Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

21:58 | 13/04/2026
Prokuroria e Tiranës godet 3 Call Centera, raportohet për të arrestuar. Sekuestrohen edhe para

Prokuroria e Tiranës godet 3 Call Centera, raportohet për të arrestuar. Sekuestrohen edhe para

21:44 | 13/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com