Fondacioni “Fundjavë Ndryshe”, u ka kthyer buzëqeshjen fëmijëve të familjes Shaholli në Durrës. Më anë të një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, drejtuesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari ka bërë të ditur se fëmijëve u është bërë e mundur një shtëpi e re.
“Babai i vrau nënën një muaj më parë! Ne i dhuruam sot banesën e re, familjes Shaholli në Durrës. Kjo është familja e madhe “Fundjavë Ndryshe” . Na ndiqni sonte në orën 20:05 në Stop-TvKlan”, shkruan Arbër Hajdari në “Facebook”.
Ndërsa, të gjithë u njohëm me ngjarje e rëndë ku burri vrau bashkëshorten, nënë e gjashtë fëmijëve, rreth një muaj më parë në Durrës.
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e ish-kënetës në Durrës, ku nëna e 6 fëmijëve, Adriana Shaholli u vra në mënyrë makabre nga bashkëshorti, Çlirim Shaholli. Në shtëpinë e familjes së varfër, jetojnë 6 fëmijët e çiftit dhe 2 prindërit e moshuar të autorit të krimit.
Më herët, në intervistat e dhënë për mediat, i ati i Çlirim Shahollit, ka bërë përgjegjës djalin e tij 42-vjeçar. 81-vjeçari Zaim Shaholli, shprehet se kur ka ndodhur ngjarja kriminale, ka qenë në Korçë së bashku me të shoqen, për t’u kujdesur për disa toka që kishin në Maliq.
I moshuari thotë se djali i tij nuk kishte asnjë lloj zanati dhe nuk punonte, ndërsa nuk lejonte as gruan e tij, Adriana Shaholli, prej një kohe të gjatë që të hynte në punë.
Në të njëjtën linjë ka qëndruar edhe djali i 42-vjeçarit, ku thotë se babai është pijanec dhe nuk punonte. Ai ka apeluar për ndihmë, për të ndërtuar shtëpinë.
“Unë punoja, babai ishte pijanec, nuk bënte asgjë, i bërtiste motrave, mamasë, nuk merrte mundimin për të bërë as gjënë më të vogël. Punonte nëna dhe ne…Na ndihmoni për të ndërtuar shtëpinë, si e shikoni është në gjendje të mjerueshme”.
https://tiranatoday.com/ati-vrau-nenen-femijet-shtrijne-doren-na-ndihmoni-ta-bejme-krenare/