Studentët kanë ndryshuar sot formën e protestës, teksa kanë vendosur të qëndrojnë në fakultete për të mos lejuar zhvillimin e procesit mësimor.
Ashtu, si dje, edhe sot janë parë forca policie në ambientet e universiteteve, gjë që ka indinjuar studentët. Ata e kanë cilësuar këtë një provokim, ndërsa kanë nxjerrë jashtë ambienteve forcat e policisë që qëndronin aty.
“Universiteti i studentëve, jo i maskarenjve”, dëgjohen studentët duke bërtitur.