Të Gjitha

Video/Kush është heroi 81-vjeçar australian, që në 60 vjet shpëtoi jetët e 2.4 milionë fëmijëve

               Publikuar në : 12:24 - 10/01/19 marsela

Për 60 vite rresht dhuroi gjak thuajse çdo javë, duke shpëtuar jetën e më shumë se 2.4 milionë bebeve, sipas Shërbimit të Kryqit të Kuq në Australi. I njohur si “burri me krahun e artë”, gjaku i 81-vjeçarit Xhejms Herrison, ishte vërtet special. Ai përmbante antitrupa që u përdorën për të zhvilluar injeksionin Anti-D, që ndihmon për të luftuar sëmundjen hemolitike Rezus D.

Kjo sëmundje zhvillohet gjatë shtatzënisë, kur gjaku i nënës fillon të sulmojë qelizat e gjakut të të sapolindurit, duke shkaktuar dëmtime në tru ose vdekje të foshnjes. Mjekët nuk janë të sigurt se përse gjaku i Herrison përmban antitrupin e rrallë, që e lufton këtë sëmundje.

Po ata besojnë se mund të ketë lidhje me ndërhyrjen kirurgjikale në kraharor, që ai kreu kur ishte 14 vjeç. Herrison nisi të dhurojë gjak pasi e rimori veten nga operacioni. Ai u tërhoq nga ky mision fisnik në fundin e vitit 2018, duke qenë se Australia nuk e lejon dhurimin e gjakut nga personat mbi 81 vjeç. Herrison është vlerësuar me një sërë çmimesh për zemërgjerësinë e tij të pazakontë.

 

 

Kthehu