Shqipëria ka marrë fitoren e dytë në grupin I, pasi mundi San Marinon me rezultatin 0-2 jashtë fushe.
Kombëtarja e drejtuar nga tekniku Reja, u desh të sulmonte dhe kërkonte golin për 60 minuta, deri kur goditja e nëntë nga këndi solli devijimin perfekt të Manajt brenda zone.
Pas golit, kuqezinjtë u ccliruan por që të vinte goli i dytë u desh shumë, pasi disa minuta nga fundi (pasi Hysaj goditi shtyllën) ishte Uzuni me një devijim të lehtë, edhe pse goditja ishte e Veselit dhe goli më shumë i shkon atij – që shtyu topin në rrjetë për 2-0.