Video/ Shqipëria bën detyrën ndaj San Marinos, kuqezinjtë fitojnë 0-2

Shqipëria ka marrë fitoren e dytë në grupin I, pasi mundi San Marinon me rezultatin 0-2 jashtë fushe.

Kombëtarja e drejtuar nga tekniku Reja, u desh të sulmonte dhe kërkonte golin për 60 minuta, deri kur goditja e nëntë nga këndi solli devijimin perfekt të Manajt brenda zone.

Pas golit, kuqezinjtë u ccliruan por që të vinte goli i dytë u desh shumë, pasi disa minuta nga fundi (pasi Hysaj goditi shtyllën) ishte Uzuni me një devijim të lehtë, edhe pse goditja ishte e Veselit dhe goli më shumë i shkon atij – që shtyu topin në rrjetë për 2-0.