E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Video/ “Sali, ti e kapërcen dot oqeanin?”/ Kur Rama jepte sinjale për Berishën

Ajo çfarë aludohej dhe përflitej gjatë dy vjeçarit të fundit për Berishën, sot u faktua. Ish-kryeministri Sali Berisha, së bashku me familjen e tij, është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por duket se ky vendim nuk ka qenë surprizë për Kreshnik Spahiun, Edi Ramën, gazetarin Artan Hoxha e shumë të tjerë, të cilët kanë folur për futjen e Berishës në listën e zezë.

Një video e cila është bërë virale, fakton atë çfarë ka thënë kryeministri Rama dy vite më parë. Në një seancë parlamentare të vitit 2019, kryeministri Edi Rama e pyeti specifikisht Berishën nëse udhëtonte dot drejt Shteteve të Bashkuara.

“Sali, ti e kapërcen dot oqeanin me dash?”, tha Rama, duke bërë edhe një lojë fjalësh me fjalën DASH, që është Departamenti Amerikan i Shtetit.

Pas publikimit të lajmit për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha, kryeministri Rama nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me këtë çështje të ‘nxehtë’. Ai është ndalur në një tjetër tematikë, ku shprehet për një ripërtëritje të mjedisit falë Moratoriumit të Pyjeve dhe të Gjuetisë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...