Puntata e parë e “Për’puthen Prime” shkaktoi shumë zhurmë. Emisioni pati shikueshmëri maksimale, kjo për shkak të situatave pikante që u krijuan. Ish-i dashuri i konkurrentes Alvisa Qarri, ka trazuar ujrat dhe ka nxitur debat.
View this post on Instagram
Gjatë prezantimit të djalit të ri nga moderatorja Bora Zemani, Alvisa nuk mundi dot të suportonte dot këtë situatë, dhe u largua nga emisioni.
Sakaq, Bora sqaroi se djali në fjalë ishte ish-partneri i Alvisës dhe zbuloi se ata kishin qëndruar tre vite të lidhur. Disa minuta më pas, Alvisa u kthye sërish në studio, dhe pati një debat të fortë me Arjan Konomin lidhur me pranimin e ish-të dashurit të saj në emision.
Debati degradoi në tone të ashpra, teksa opinionisti Konomi tregoi se s’kishte qenë prezent në Shqipëri gjatë kohës që djali i ri ishte përzgjedhur nga emisioni.
“Po të ishte ashtu siç ishte ti, unë këtu isha në produksion dhe thoja ‘futeni këtë djalin, mos e fusni atë pipiruckën atje”, u shpreh Arjani, ndërsa djemtë dhe Alvisa u ngritën të revoltuar nga vendet e tyre, duke ndërprerë emisionin.
View this post on Instagram