Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

‘Non grata’ në SHBA/ Berisha: Padi ndaj Blinken në Gjykatën e Parisit

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Berisha: Soros loboi për ’21 janarin’ dhe ndarjen e Kosovës

Pas shpalljes ‘non grata’ dhe pas ultimatumit të ambasadores amerikane Yuri Kim, ish kryeministri Berisha njoftoi në një konferencë për mediat se ka dorëzuar në gjykatë padinë ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Kujtojmë këtu se në muajin maj, me anë të një mesazhi në “twitter” Sekretari i Shtetit, Antony Blinken shkruante se Berisha dhe familja e tij janë shpallur zyrtarisht të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA, ndaj edhe ju ndalohet hyrja në vend.

“Veprat e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë e shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne vazhdojmë të jemi kundër korrupsionit së bashku me partnerët tanë në Shqipëri”.

Në lidhje me këtë vendim, Berisha njofton se avokati i tij ka dorëzuar padinë për shpifje në Gjykatën e Parisit.

“Ju falenderoj që jeni sot të pranishëm në këtë konferencë, të cilën unë e kam thirrur për t’ju njoftuar ju, qytetarët shqiptarë, se avokati im ka dorëzuar padinë time për shpifje në Gjykatën e Parisit. Siç ju kam njoftuar më parë, se pas vendimit të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken për të më shpallur ‘non grata’ pas keqinformimit nga Soros, unë aktivizova avokatin time.

Ai ka dorëzuar këtë padi pranë kësaj gjykate. Sipas avokatit tim, kjo padi bazohet në precedentë të mëparshëm dhe në parimin universal se ‘për shpifjen nuk ka imunitet’. Ajo bazohet edhe në parimin tjetër universal se ‘shpifja në internet dënohet kudo’. I bëj thirrje Sekretarit Blinken që në emër të transparencës të dërgojë pranë kësaj gjykate çdo provë që ai disponon kundër meje dhe familjes sime”, deklaroi Berisha.

Berisha: Me padinë ndaj Bliken kërkoj të mbroj dinjitetin e familjes time dhe të shqiptarëve!

Ish-kryeministri tha se me padinë ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, kërkon të mbrojë dinjitetin e tij, të familjes së tij dhe të shqiptarëve. Ai i mëshoi fort faktit se vendimi është politik.

“Së pari sot pas 77 vitesh jetë, kjo është hera e parë që unë i drejtohem një gjykate. Kurrë se kisha menduar se do detyrohesha të ngreja padi ndaj një Sekretari të SHBA të një vendi që e adhuroj kaq shumë.

Së dyti, me këtë padi mbroj dinjitetin e familjes dhe shqiptarëve. Kjo padi është betejë për dinjitetin njerëzor, për mua dhe çdo njeri të një vendi të lirë të botës. Kërkoj të bëj transparencë të plotë para shqiptarëve, që më kanë mbështetur dhe të miqve kudo, që të provoj se ky vendim është pa asnjë bazë dhe një vendim sinemateria.

Karakterin politik të këtij vendi e provon dhe fakti se pavarësisht kërkesës që kam paraqitur ndaj Blinken, të bëjë publike çdo fakt që ka, që të faktojë akuzat ndaj meje dhe familjare deri më sot s’është paraqitur asgjë e tillë sepse nuk ekzistojnë. Të gjitha të sponsorizuara nga Soros. Raportet e Ramës që nuk janë publikuar kurrë në Shqipëri. Soros dhe Rama, është hakmarrje e tyre ndaj meje për mbrojtjen e interesit publik të shqiptarëve. Hakmarrje për kundërshtimin tim, për kufijtë e Kosovës”.

Shtëpia e Bardhë ka shpallur luftën kundër korrupsionit, si një përparësi themelore të interesave të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Në muajin qershor, me anë të një postim në twitter, ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim shprehej se SHBA do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm, për të kërkuar llogari ndaj individëve të korruptuar, organizatave kriminale dhe të tjerëve.

“Presidenti amerikan Joe Biden sot vendosi zyrtarisht luftimin e korrupsionit, si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA. Qeveria e SHBA-së do të ndërmarrë më shumë hapa për të kërkuar llogari ndaj individëve të korruptuar, organizatave kriminale dhe të tjerëve. Hapat do të përfshijnë forcimin dhe ndërtimin e sanksioneve anti-korrupsion si; forcimi i veprimit të zbatimit të ligjit; dhe rritjen e mbështetjes për shoqërinë civile, mediat, organet shtetërore dhe lokale, partnerët ndërkombëtarë dhe aktorët e tjerë të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies”, shkruante ambasadorja Kim.

Me anë të një memorandumi, Presidenti Biden thotë se “administrata amerikane do të udhëheqë përpjekjet për të nxitur qeverisje të mirë, transparencë në sistemet financiare të Shteteve të Bashkuara dhe globale, si dhe për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin brenda dhe jashtë vendit”. /Tirana Today

Tags: Antony BlinkenBerishanon grata

TË LIDHURA

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime
Politikë

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore
Aktualitet

Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore

19:26 | 25/10/2025
Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona
Aktualitet

Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona

19:23 | 25/10/2025
Next Post

Berisha nuk përmbahet ndaj Yuri Kim: S’më pengoni dot, harrojeni!

Berisha nis presionet ndaj ambasadores Kim, flet për bashkëpunimin me PS-në

Berisha nis presionet ndaj ambasadores Kim, flet për bashkëpunimin me PS-në

“Leku e hedh ujin përpjetë”, jepet vendimi për ish zv.ministren e Brendshme

"Leku e hedh ujin përpjetë", jepet vendimi për ish zv.ministren e Brendshme







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje
Bota

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje

by mirseda
22:17 | 25/10/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump, në nisje të një udhëtimi në Malajzi, ka deklaruar se nuk do të...

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

22:14 | 25/10/2025
Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

21:50 | 25/10/2025
Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

20:39 | 25/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com