Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Leku e hedh ujin përpjetë”, jepet vendimi për ish zv.ministren e Brendshme

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit, ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-zëvendësministren e Brendshme, Rovena Voda. Ajo akuzohet se ka marrë 2 mijë euro rryshfet për punësimin në Ministrinë e Brendshme të shtetases Florida Beu.

GJKKO la në “arrest shtëpie” në mungesë Rovena Vodën më 13 korrik, ndërsa ra në “rrjetën” e SPAK nga përgjimet që SPAK kishte nisur për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi, i cili u arrestua në Kavajë nën akuzën e “korrupsionit”.

Në sajë të hetimeve të kryera nga SPAK, nga përgjimet rezultoi se Rovena Voda ka pranuar nga avokatja Florida Beu 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme, por që në fund procedura mbeti në mes.

Marrja e eurove dhe të mirave materiale janë filmuar, përgjuar dhe fotografuar nga SPAK, ndërsa ato janë marrë në momente të ndryshme dhe jo të gjitha njëherësh.

Zbulimi i korrupsionit nga një çështje tjetër

Zbulimin e korrupsionit nga ana e ish zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda, SPAK e ka zbuluar gjatë hetimit të një çështje tjetër. Hetimet për çështjen tjetër kanë nisur që në 2019, ndërsa SPAK zbuloi edhe marrjen e rryshfetit nga ana e ish zv.ministres Voda. Më 13 shkurt 2020 avokatja Florida Beu dhe Rovena Voda zhvilluan një takim. Avokatja i kërkoi Vodës që ta favorizonte atë, për t’u punësuar në Ministrinë e Brendshme.

“Nuk të bëjë dot shefe, por mund të të fus specialiste diku”, mësohet t’i ketë thënë Voda. Më tej ajo ka telefonuar dikë në Departamentin e Administratës Publike, duke i thënë se do e rregulloj specialiste.

Më pas është futur në lojë avokatja nga Durrësi, Majlinda Hasani, e cila ka folur me Floridën dhe sipas SPAK, Beu i kanë dhënë shumën prej 1 mijë eurosh të futur në një zarf dhe 1 mijë euro të tjera më pas. Pas këtij momenti, Florida i thotë Majlindës se i ka ngelur mendja se mos duheshin më shumë para për t’i siguruar një vend të mirë pune.

Nga përgjimet e SPAK, dëgjohet se pas këtij momenti, Majlinda të ketë thënë “se leku e hedh ujin përpjetë” dhe se “tani Rovena na përgjigjet menjëherë”.

Takimi i tretë është filmuar dhe është zhvilluar në Portin e Durrësit, ku ka marrë si dhuratë edhe një arkë me peshk. Nga ana tjetër dyshohet, sipas SPAK, që Rovena ka marr dhe një aparat telefon.

Më 28 shkurt 2020, tre gratë janë takuar në Ministrinë e Brendshme dhe Florida Beu, ka aplikuar në 11 vende pune të hapura në këtë Ministri. Sipas verifikimeve, Florida Beu nuk u shpall fituese në asnjë nga vendet ku aplikoi. /Tirana Today 

Tags: pergjimetRovena VodaSPAK

TË LIDHURA

Aktualitet

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026
Aktualitet

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Aktualitet

Jo si ’21 janari’ dhe tubimet e dhunshme partiake, protesta paqësore që po sfidon pushtetin

21:53 | 08/06/2026
Next Post

Kurti: Nuk mund të dështojmë sërish në reciprocitetin me Serbinë

Premtonte për vizat kanadeze, kapet mashtruesja e cila bënte ‘kërdinë’

Po nuk zumë mend, do të digjemi si minjtë të tërë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com