Derbi mes Galatasaray dhe Fenerbahce nuk ka fitues, pasi ndeshja përfundoi me rezultatin e barabartë 2-2, të vlefshme për javën e 11-të në Superligën turke. Një ndeshje që gjithmonë zhvillohet mes tensioneve nga të dyja skuadrat si në fushë, po ashtu dhe në tribuna, kësaj radhe derbi u zhvillua mes qetësisë së plotë, duke përjashtuar disa raste të vogla.
Por ky derbi edhe këtë herë nuk ka kaluar i qetë. Lojtarët e të dy skuadrave, janë përfshirë të gjithë në një përleshje në momentin që arbitri sinjalizoi mbylljen e takimit. Shumë prej lojtarëve të Gallatasaray e kishin inatin me Xhailson dhe të gjithë nisën ta ndiqnin me vrap, por ai ia doli që të futej në tunelin e stadiumit.