“Një lopë kullot e qetë në kryeqytet”. Për shumëkënd që e dëgjon duket fjali u duket pa kuptim. Nëse turistët do shihnin në Indi një lopë që ecën dhe kullot në qytet, për ata nuk do ishte fare problem.
Por kur lopa kullot në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, për çdo perëndimor do të dukej absurde dhe pakuptim.
Fotot e shkrepura sot nga “Tirana Today” tregojnë një lopë e cila kullot e qetë në ish-fushën e aviacionit ose si njihet ndryshe “Parkun 1 kilometër”.
Lopa shihet teksa ‘kullot’ jo në bar jeshil apo jonxhë, por në koshat e mbeturinave në kryeqytetin shqiptar.
“Parkun 1 kilometër” është i rrethuar nga pallate dhe vila. Kjo ish-fushë aviacioni është projektuar si hapësirë shplodhëse për banorët që jetojnë rreth tij.
Por kjo lopë është parë dhe herë të tjera në këtë zonë. Ajo është parë duke kullotur në kazanët e plehrave që janë rreth parkut.
Tirana Today ka denoncuar disa herë qumështin që shitet në rrugë jashtë cdo standardi. Por nga foto e shkrepura sot shihet se situata është akoma më e rendë.
Deri më sot policia bashkiake e kryeqytetit nuk ka marrë asnjë masë për të larguar lopën nga hapësirat publike. Nga lopa rrezikohen edhe fëmijët që dalin për të luajtur, por edhe shëndeti i kafshës por dhe i njerëzve që pinë qumështin e saj.