Publikohen pamjet e aksidentit të frikshëm të ndodhur dy ditë më parë në Greqi, ku protagonist ishte një shqiptar.
Makina me të cilën ai udhëtonte, u përplas me një automjet tjetër që drejtohej nga një efektive policie, teksa me vete kishte edhe vajzën 3-vjeçare.
Fatkeqësisht, aksidenti rezultoi fatal për nënë e bijë të cilat humbën jetën. Sipas mediave greke, aksidenti ndodhi vetëm 100 metra larg shtëpisë së 37-vjeçares.
Nga video e publikuar, vihet re se shqiptari po ecte me shpejtësi të madhe dhe në makinën e tij ndodhej edhe një emigrant me origjinë nga Azia. Ata janë arrestuar dhe po hetohen në lidhje me ngjarjen.
Gruaja ishte martuar me një roje speciale, me të cilin kanë një fëmijë tjetër, 9 vjeç, ndërsa më parë kishte shërbyer në Departamentin e Policisë Heraklion.
https://www.youtube.com/watch?v=d7KdUBYp-d4&feature=emb_title&ab_channel=%CE%A4%CE%B9%CE%BB%CE%B5%CF%82%CF%84%CF%8E%CF%81%CE%B1%3B