Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni shtrohet me urgjencë në spital

Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni është shtruar me urgjencë në një spital të Monte Carlos për shkak të problemeve me zemrën. Lajmi u konfirmua nga mjeku i tij personal, Alberto Zangrillon.

Ai tha për ANSA-n, se e kishte vizituar Berluskonin të hënën dhe kishte sugjeruar që ai të shtrohej menjëherë në një spital aty pranë.

Manjati 84-vjeçar, iu nënshtrua një operacioni të vështirë në zemër në vitin 2016. Ai i ka mbijetuar gjithashtu kancerit të prostatës. Shtatorin e kaluar, Berlusconi u shtrua në spital pas infektimit me koronavirus.

Ai drejtoi Italinë si kryeministër në qeveritë e viteve 1994-1995, 2001-2006, 2008-2011, teksa aktualisht  drejton partinë opozitare “Forza Italia”.