E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Kina iu ndalon hyrjen dy prej ekspertëve të OBSH-së

Dy ekspertë  të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pjesë e ekipit që do hetojë origjinën e koronavirusit në Wuhan, u është ndaluar udhëtimi për në Kinë. Ata u bllokuan në Singapor pasi kanë dështuar në testin e antitrupave të Covid-19, shkruan CNN.

“Dy shkencëtarë janë ende në Singapor duke përfunduar testet për Covid-19. Të gjithë anëtarët e ekipit rezultuan negativë në vendet e tyre para se të udhëtonin,” tha OBSH përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

Pjesa tjetër e ekipit, 13 ekspertë mbërritën në qytetin kinez të Wuhanit, prej dhe nga u shfaq koronavirusi për herë të parë në dhjetor të 2019-ës.

Që nga nëntorit i vitit të kaluar, të gjithë udhëtarët që udhëtojnë në Kinë duhet të kenë me vete testin negativ të antitrupave IgM dhe testin PCR, ku pas verifikimit të tyre, nëse janë negativ lejohen të futen në këtë vend.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...

Ne nuk jemi gati për Evropën pa Angela Merkelin

Nga: Mujtaba Rahman “Politico.eu” 2021 është viti kur Evropa do të duhet të mësojë që të jetojë pa Angela Merkelin. Kancelarja gjermane do të tërhiqet...

Rama do fërkojë duart, për sa kohë që opozitarët mbeten pragmatistë

Nga: Ben Andoni Do kishin një zë shumë më të besueshëm për publikun shqiptar nëse do të tregonin se konform programit dhe fizionomive, partitë e...

Vendim i papritur/ Një tjetër konkurrent i “Për’puthen” lë emisionin

Pavarësisht shikueshmërisë dhe suksesit në "Për'puthen", konkurrentët të pakënaqur marrin vendime për të lënë emisionin. Emini nga Kosova, ka marrë vendimin e papritur për tu...

Pse opozita e Albinit, është më pranë fitores se opozita e Lulzimit

Nga: Kreshnik Spahiu Kosova dhe Shqipëria janë në prag të zgjedhjeve parlamentare. Çifti Vjosa dhe Albini ndryshojnë shumë nga Monika dhe Lulzimi? Nëse në Kosovë fitorja e...