Presidenti Ilir Meta, gjatë samitit SEECP, që u zhvillua në Sarajevë të Bosnjë Hercegovinës ka folur qartë, sa i përket çështjes së Kosovës.
Meta u shpreh se pavarësia e Kosovës sot është një realitet dhe se vendet si Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina duhet ta njohin pavarësinë e saj. Mirëpo kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak kryeministres serbe Ana Brnabiç, duke i cilësuar deklaratat e Metës si “provokim”.
Mediat serbe janë marrë shumë me deklaratat e tyre, teksa kanë transmetuar një video ku duket qartë replika mes presidentit shqiptar dhe kryeministres serbe, pas kërkesës së bërë nga Meta.
Ilir Meta në fjalën e tij shtoi se, tashmë ka ardhur koha për të pranuar realitetin se Kosova është një shtet i pavarur, ka institucionet e veta dhe mëvetësia e saj është e njohur nga shumë vende të botës. Ai vijoi më tej duke u shprehur se vetëm një bashkëpunim i ngushtë mes vendeve të gadishullit të Ballkanit Perëndimor do të mund të krijonte premisa për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social.
“Kosova shtet i pavarur dhe duhet trajtuar me respekt”, momenti kur Presidenti Meta debaton me kryeministren serbe Brnabiç on Vidnews.