Futboll

VIDEO/ Milan zbulon blerjen e re, i sjell Ibrahimoviç “armikun” në ekip


               Publikuar në : 11:28 - 13/01/20 B H

Klubi i Milanit pritet të zyrtarizojë shumë shpejt blerjen e Simone Kjaer, i cili do të mbërrijë nga Atalanta, por me huazim nga Sevilla.

Por ajo çfarë ka ngritur diskutimet është fakti se si do të reagojë Ibrahimoviç me ardhjen e tij në ekip. Zlatan Ibrahimoviç dhe Simone Kjaer u përfshinë në një zënkë të fortë, në vitin 2016 në ndeshjen e “Europa League”, midis Manchester United dhe Fenerbahce.

Dy lojtarët u kacafytën me njëri-tjetrin, pas një kontakti që nuk i pëlqeu suedezit. Irritimi i këtij të fundit ishte aq i madh, sa pas shkëmbimit të fjalëve e kapi për qafe Simone Kjaer. Por në fund të ndeshjes mbrojtësi danez e sulmoi Zlatan për sjelljen e tij:

“Unë nuk jam i befasuar, sepse ky është Ibrahimovic që kam njohur gjithmonë. Ai është një futbollist arrogant, gjithmonë i gatshëm të tregojë gjoksin. Detyra jonë është të shkelmojmë topin, jo ta kapim kundërshtarin për fyti. Ne luajmë futboll dhe gjërat e tjera nuk i marrim aq shumë seriozisht, siç bën ai. Nuk është hera e parë që ndeshem me të dhe i njoh reagimet e tij arrogante. Për mua, kjo gjë nuk është aspak e re”.

 


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT