Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Video/ Drejtoi për 48 vite FBI-në, presidentët dridheshin para tij. Kush ishte John Edgar Hoover

7 vjet ago
in Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Video/ Drejtoi për 48 vite FBI-në, presidentët dridheshin para tij. Kush ishte John Edgar Hoover

John Edgar Hoover, është një përjashtim i rrallë kur një zyrtar në një vend perëndimor dhe sidomos në SHBA, mbajti për gati gjysmë shekulli drejtimin e njërës prej agjencive më të famshme ligj-zbatuese, Byronë Federale të Hetimeve (FBI).

E krijuar zyrtarisht në vitin 1909, Hoover u emërua në krye të saj më 10 maj 1924, dhe do ta mbante këtë post për 48 vjet. Ai mund të kishte ndenjur në atë post edhe me gjatë, po të mos kishte vdekur më 1972, në moshën 77-vjeçare. Sa kohë që kishte gjallë, i njihej merita e shndërrimit të FBI-së në një agjenci të madhe të luftimit të krimit, me shfrytëzimin e arritjeve më të fundit të shkencës në hetimin e krimeve dhe gjurmimin e autorëve.

Vitet e fundit të karrierës, dhe sidomos pas vdekjes, Hoover u bë një figurë e diskutueshme, teksa nisën të dalin dëshmitë e para të abuzimeve të tij të fshehta me pushtetin. U zbulua se ai e kishte tejkaluar shpeshherë juridiksionin e FBI-së, duke e përdorur agjencinë për të përndjekur aktivistët politikë që dyshoheshin si komunistë, hapur dosje të fshehta mbi udhëheqësit politikë, si dhe mbledhur prova, duke përdorur metoda të paligjshme, përmes audio-përgjimeve apo kontrollit së postës.

Hoover bëri shumë gjëra sipas preferencave vetjake. Nëse ai nuk e pëlqente një grup apo organizatë të caktuar, veçanërisht ato politike, bënte çmos që ta diskreditonte atë. Madje në shumë raste shkonte aq aq larg, sa të prodhonte prova të rreme, vetëm për të arritur rezultatin që dëshironte.

Ai e drejtoi FBI-në nën 6 presidentë të ndryshëm:Eisenhower, John F. Kennedy, Harry Truman, Richard Nixon, Franklin D. Roosevelt dhe Lyndon B. Johnson. Me vetëm 2 prej tyre, Roosevelt dhe Johnson, pati marrëdhënie të mira. Katër të tjerët tentuan ta shkarkonin, por ai kishte një imazh të fortë në publik dhe konsiderohej i ndershëm dhe kompetent.

Hoover, grumbulloi një sasi të madhe pushteti, dhe ishte në gjendje të frikësonte dhe të kërcënonte presidentët amerikanë në detyrë. Një nga biografët e tij, Kenneth Ackerman, shkruan se pretendimi se dosjet sekrete të Hooverit i detyronin presidentët të mos e lironin nga detyra, është “një mit”.

Megjithatë është fakt që Richard Nixon, u përgjua në vitin 1971, duke deklaruar se një nga arsyet se pse nuk e largoi Hooverin nga drejtimi i FBI-së, ishte se ai i druhej hakmarrjes së këtij të fundit. Ndërkohë presidenti i SHBA-së Harry S. Truman në vitet 1945-1950, tha se Hoover e transformoi FBI-në në forcën e tij private të policisë:

“Ne nuk duam asnjë Gestapo apo polici sekrete. FBI-ja po shkon në atë drejtim. Agjencia po përpiqet të përgjojë jetën seksuale të njerëzve të ndryshëm, duke i shantazhuar më pas ata. Të gjithë kongresmenët dhe senatorët, janë të tmerruar nga Hoover!”.

Karriera e Hoover si hetues, nisi që në gushtin e vitit 1919, kur në moshën 24-vjeçare u emërua si kreu i Divizionit të ri të Inteligjencës të Zyrës së Hetimeve, i njohur edhe si Divizioni Radikal, pasi synimi i tij ishte të monitoronte dhe të sabotonte aktet e lëvizjeve radikale në SHBA.

Hoover dhe asistenti i tij, George Ruch, monitoruan një numër të madh radikalësh amerikanë me qëllim dënimin, arrestimin ose deportimin e atyre që vlerësoheshin se ishin të rrezikshëm.

Ndërkohë, kur Hoover mori drejtimin e Byrosë Federale të Hetimeve, kjo e fundit kishte rreth 650 punonjës, duke përfshirë 441 Agjentë të Posaçëm. Hoover hoqi dorë nga të gjitha agjentet femra, dhe ndaloi punësimin e tyre në të ardhmen. Ai ishte ndonjëherë i paparashikueshëm në drejtimin e FBI. Shumë shpesh pushonte nga puna agjentët e FBI-së, duke veçuar ata që ai mendonte se “dukeshin po aq budallenj, sa edhe shoferët e kamionëve”.

Në fillimet e veta, FBI pati disa dështime të turpshme përballë gangsterëve të njohur të viteve 1920-1930, veçanërisht me John Dillinger. Megjithatë falë masave të Hoover, agjencia arriti që të asgjësojë shumicën e bandave më të rrezikshme. Ndërkohë pas Luftës së Dytë Botërore, fokusi u zhvendos tek anti-komunizmi, duke lënë pas dore krimin e organizuar, që rinisi të lulëzonte.

Hoover ishte i shqetësuar për atë që pretendonte se ishte subversioni komunist, dhe nën udhëheqjen e tij, FBI-ja hetoi dhjetëra mijëra njerëz të dyshuar si subversivë dhe radikalë.

Sipas kritikëve, Hoover tentoi të ekzagjeronte rreziqet që vinin prej tyre, dhe shumë herë i tejkalonte kufijtë në ndjekjet e tij, për eliminimin e kërcënimit të perceptuar.

Hoover kishte dosje për më shumë se 430.000 amerikanë, shumica e të cilave mbaheshin në zyrën e tij personale. Disa nga emrat më të njohur në ato dosje ishin Marylin Monroe, Eleanor Roosevelt dhe Albert Einstein. Në një rast, Hoover, ndoshta me urdhër të Richard Nixon, vuri nën vëzhgim ish-këngëtarin e Beatles, John Lennon, duke përgatitur për të një raport të veçantë, që ia dërgoi Richard Cleindienst, Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së më 1972.

Fakti që Hoover nuk u martua asnjëherë, bëri që të qarkullonin zëra se ai ishte homoseksual, të nxitura edhe nga fakti se deri vonë, ai jetoi në një shtëpi me nënën e tij. Historianët John Stuart Cox dhe Athan G. Theoharis, kanë spekuluar se Clyde Tolson, që u bë ndihmësi i Hoover në mesin e viteve 1940, ishte i dashuri homoseksual i shefit me jetëgjatë të FBI-së.

Këto zërat morën shkas nga fakti që ata punuan bashku për dekada, udhëtonin bashkë për punë, pushonin bashkë, hanin përditë bashkë, dhe nganjëherë vishnin kostume identike. Për më tepër kur Hoover vdiq, shumica e pasurisë së tij i kaloi Tolsonit. Por edhe pse ishte romantikisht i lidhur me Tolson, ai ishte gjithashtu i lidhur me disa gra të famshme.

E para ishte aktorja Dorothy Lamour, në vitet 1930 dhe 1940. Pas vdekjes së tij, Lamour nuk e mohoi se kishte pasur një marrëdhënie me shefin mitik të FBI-së. Gruaja tjetër ishte nëna e Ginger Rogers, Lela. Shumë njerëz që e njihnin çiftin, mendonin se ata një ditë do të martoheshin.

Por pavarësisht nga thashethemet mbi preferencat e tij seksuale, Hoover arriti të bindë presidentin Dwight Eisenhower të shkarkonte çdo anëtar të qeverisë, që dyshohej se ishte homoseksual, përmes ligjit që u bë i njohur si “The Lavender Scare”.

Tags: Byronë Federale të HetimeveEdgar HooverSHBA

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Protesta/Rudina Hajdari: Të shmanget dhuna dhe gjuha e urrejtjes

Protesta/Rudina Hajdari: Të shmanget dhuna dhe gjuha e urrejtjes

Video/ Michel Lotito, francezi metal-ngrënës që konsumoi një avion “Cessna 150” 

Video/ Michel Lotito, francezi metal-ngrënës që konsumoi një avion “Cessna 150” 

Në kërkim ndërkombëtar/ Kapet 43-vjeçari, me qëllim ekstradimi drejt Italisë

Në kërkim ndërkombëtar/ Kapet 43-vjeçari, me qëllim ekstradimi drejt Italisë







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së
Aktualitet

Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së

by mirseda
21:06 | 18/12/2025
0

Çështja e pronës ka qenë një nga temat më të përfolura në tre dekadat e fundit në...

Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

20:42 | 18/12/2025
Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

20:11 | 18/12/2025
Korçë: Kapet 35-vjeçari në Kapshticë, i shpallur në kërkim, “Arrest me burg”.

Korçë: Kapet 35-vjeçari në Kapshticë, i shpallur në kërkim, “Arrest me burg”.

19:49 | 18/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com