Sipas Sindikatës së Policisë, qindra policë po enden nëpër zyrat e institucioneve për të marrë dokumentet që nevojiten për plotësimin e formularëve të vetingut.
Por sipas Ministrisë së Brendshme një pjesë e këtyre dokumenteve nuk janë të nevojshme.
“Sindikata thotë se duhen 20 dokumente, unë ju them që nuk janë të nëvojshme. Ligji lë si opsion që kush i ka, ose do i tërheqë për saktësi mund t’ja bashkangjisë. E rëndësishme është formularët t’i plotësojnë të saktë dhe të vërtetë. E kuptoj që efektivët mund të jenë në stres edhe për shkak të këtyre keqkuptimeve”, deklaron Julian Hodaj, zv.ministër i Brendshëm, shkruan tch.
Ministria e Brendshme ka arritur marrëveshjen edhe me disa banka për të hequr tarifat për vërtetimet që kërkojnë policët.
“Kemi patur një problem me nje bankë, e cila mbante një tarifë të lartë sipas nesh, 2000 lekë të reja”, thotë Hodaj.
5 maji është afati i fundit për plotësimin e 3 formularëve që rreth 11 mijë punonjësit e Policisë së Shtetit duhet të plotësojnë.