Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Drejtorët e bashkisë në listën e përfituesve nga programet sociale/ Kryebashkiakja e Bulqizës nuk e mohon: Lista nuk ka përfunduar ende!

5 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Drejtorët e bashkisë në listën e përfituesve nga programet sociale/ Kryebashkiakja e Bulqizës nuk e mohon: Lista nuk ka përfunduar ende!

Në reagimin e kryebashkiakes thuhet se asnjë individ nuk do të përfitojë padrejtësisht dhe se çdo aplikim do të vlerësohet mbi bazën e kritereve të barabarta dhe të ligjshme.


Kryetarja e bashkisë së Bulqizë, Festime Mjeshtri dyshohet se ka përfshirë në listën e përfituesve nga programet sociale disa nga drejtorët e bashkisë. Në listën që qarkullon evidentohen emrat e Izabela Kocaqi, Shqipe Keta, Korab Kika, Adhurim Reçi dhe Fatri Puca.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryebashkiakja Mjeshtri ku shprehet se ende nuk ka asnjë listë të miratuar me emrat e përfituesve. Më tej thuhet se ka nisur një proces i cili do të jetë i monitoruar dhe në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.

Në reagim nuk mohohet që këta emra të jenë pjesë e përfituesve, por thuhet se “lista që po qarkullon në media NUK është lista përfundimtare e përfituesve, pasi një e tillë ende nuk është përpiluar. Ajo përfaqëson vetëm një inventar të aplikantëve që kanë dorëzuar dokumentacionin për shqyrtim.”

Më tej thuhet se asnjë individ nuk do të përfitojë padrejtësisht dhe se çdo aplikim do të vlerësohet mbi bazën e kritereve të barabarta dhe të ligjshme.

REAGIMI I BASHKISË:

Bashkia Bulqizë është njohur me lajmet që kanë qarkulluar së fundmi në disa portale lidhur me listën e personave përfitues nga programet sociale të strehimit dhe ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik mbi këtë çështje.

Së pari, nuk ka asnjë listë të miratuar!

Ka nisur një proces i cili do të jetë i drejtë, i monitoruar dhe plotësisht në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.

– Thirrja për aplikim është shpallur publikisht në faqen zyrtare të Bashkisë Bulqizë, duke garantuar një proces të hapur dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e interesuar.

– Lista që po qarkullon në media NUK është lista përfundimtare e përfituesve, pasi një e tillë ende nuk është përpiluar. Ajo përfaqëson vetëm një inventar të aplikantëve që kanë dorëzuar dokumentacionin për shqyrtim.

– Verifikimi dhe filtrimi i dosjeve kryhet nga Komisioni Paraprak i Shqyrtimit, organi përgjegjës që analizon çdo aplikim me përpikmëri, bazuar në kriteret ligjore.

– Pas përfundimit të shqyrtimit, lista e aplikantëve që plotësojnë kriteret do t’i dërgohet për votim Këshillit Bashkiak i cili është organi i vetëm vendimmarrës për përzgjedhjen e përfituesve.

Çdo vendim do të jetë transparent dhe do të bëhet publik pas miratimit nga Këshilli.

Bashkia Bulqizë është e vetëdijshme për rëndësinë e këtij procesi dhe siguron qytetarët se asnjë individ nuk do të përfitojë padrejtësisht. Çdo aplikim do të vlerësohet mbi bazën e kritereve të barabarta dhe të ligjshme. Në këtë kuadër, çdo informacion i pavërtetë apo spekulim që synon të krijojë konfuzion dhe të cenojë integritetin e procesit është i pabazuar dhe i pavlefshëm. Për çdo sqarim shtesë, qytetarët mund të drejtohen pranë Bashkisë Bulqizë.

TË LIDHURA

Ilir Beqja prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet
Aktualitet

Ilir Beqja prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet

11:04 | 15/07/2025
Qarkullonte me doza kokaine në makinë, arrestohet 26-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Qarkullonte me doza kokaine në makinë, arrestohet 26-vjeçari në Kamëz

10:02 | 15/07/2025
SPAK kërkon burg për Jorgo Goron dhe ish-drejtorin e Bashkisë Himarë për shpërdorim detyre
Politikë

SPAK kërkon burg për Jorgo Goron dhe ish-drejtorin e Bashkisë Himarë për shpërdorim detyre

09:44 | 15/07/2025
Next Post
Horoskopi ditor për nesër, e Martë 4 Shkurt 2025

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 4 Shkurt 2025

‘Ç’të keqe ka të kujtosh ish-in?’ Gjesti i kthehet keq banores

‘Ç’të keqe ka të kujtosh ish-in?’ Gjesti i kthehet keq banores

Pa prisni pak! Loredana është e martuar jashtë?

Pa prisni pak! Loredana është e martuar jashtë?

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Ilir Beqja prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet
Aktualitet

Ilir Beqja prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet

by mirseda
11:04 | 15/07/2025
0

Që prej të shtunës ish-ministri Ilir Beqja është shtruar urgjent në QSUT, Tiranë. Raportohet se ai është...

Trump “i shtrëngon lakun” Putinit, Rusia ka vetëm 50 ditë kohë, ja “arma sekrete” e presidentit amerikan

Trump “i shtrëngon lakun” Putinit, Rusia ka vetëm 50 ditë kohë, ja “arma sekrete” e presidentit amerikan

10:15 | 15/07/2025
Ngërçi në Kosovë pezullon mbi 35 projektligje, paralajmërohen pasoja për qytetarët

Ngërçi në Kosovë pezullon mbi 35 projektligje, paralajmërohen pasoja për qytetarët

10:07 | 15/07/2025
Qarkullonte me doza kokaine në makinë, arrestohet 26-vjeçari në Kamëz

Qarkullonte me doza kokaine në makinë, arrestohet 26-vjeçari në Kamëz

10:02 | 15/07/2025
SPAK kërkon burg për Jorgo Goron dhe ish-drejtorin e Bashkisë Himarë për shpërdorim detyre

SPAK kërkon burg për Jorgo Goron dhe ish-drejtorin e Bashkisë Himarë për shpërdorim detyre

09:44 | 15/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com