Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Vetëvendosje dhe LDK me sinjale pozitive për formimin e Qeverisë së re

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Vetëvendosje dhe LDK me sinjale pozitive për formimin e Qeverisë së re

Ndryshe nga e kaluara, kur pas zgjedhjeve parlamentare ishin shënuar vonesa të theksuara në konstituimin e institucioneve qendrore, duke iu referuar zgjedhjeve të fundit të 6 tetorit, analistët politikë në Prishtinë nuk parashikojnë se do të ketë vonesa të mëdha.

Bazuar në rezultatin preliminar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës të cilat kanë fituar më së shumti vota, pretendojnë që të krijojnë së bashku qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Të dy partitë fituese kanë paralajmëruar nisjen e negociatave për formimin e qeverisë. Ndërkohë që gjatë ditës së sotme është paralajmëruar se përfaqësuesit e të dy partive do të takohen për të nisur negociatat rreth formimit të institucioneve të reja.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili në bazë të rezultatit të zgjedhjeve pritet të jetë mandatari i ardhshëm për kryeministër të Kosovës, ka paralajmëruar për nisjen e bisedimeve me LDK-në qysh nga e enjtja.

Në zgjedhjet e fundit, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani janë parë si dy figurat kryesore për pozitën e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës. Ndërkaq tani kur rezultati zgjedhor e favorizon liderin e Vetëvendosjes, Osmani është shprehur e gatshme të bashkëpunojë me Kurtin për krijimin e qeverisë së koalicionit.

“Koalicioni LDK-LVV ka shumë sfida para vetes, por duhet ta ketë vetëm një interes: atë të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Analisti i çështjeve politike, Ilir Ibrahimi, thotë për Radion Evropa e Lirë se këto dy parti politike kanë dhënë sinjale pozitive për koalicion edhe para zgjedhjeve, andaj sipas tij, nuk pritet të ketë zvarritje rreth formimit të qeverisë e re.

Ai thotë se këto dy parti mund të sigurojnë shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë e ardhshme të Kosovës. Ibrahimi shton se të dy partive, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, tani u mbetet vetëm të ulen dhe të shohin se cila do të jetë marrëveshja ndërpartiake për formimin e qeverisë së re.

“Nuk besoj që do të ketë zvarritje të formimit të qeverisë, sepse në dy palë zgjedhjet e kaluara kur kemi pasur zvarritje të tilla, është parë se partia fituese e ka të drejtën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe mandatarit të qeverisë, prandaj dhe kjo nuk do të kontestohet nga asnjë parti politike, por edhe partitë politike kanë mësuar nga këto procese. Pra, nuk është se mund të nxjerrin ndonjë gjë (përfitim) nga ndonjë proces i tillë”, tha Ibrahimi.

“Përveç kësaj e dimë se kemi përpara një proces të vështirë të dialogut me Serbinë, një proces që pritet të fillojë shumë shpejt dhe të ketë një epilog sepse këtë e kemi parë edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë që kanë vizituar Prishtinën edhe qëndrimet vendeve të Kuint-it, prandaj nuk besoj që klasa politike kosovare ka luks të bëjë vonesa të tilla”, thotë Ibrahimi.

Për formimin e Qeverisë së Kosovës, janë të domosdoshme të paktën 61 vota në Kuvend. Koalicioni apo partia fituese, kryesisht llogaritë në koalicione paszgjedhore edhe në pakicat, si kategori kushtetuese e domosdoshme për përfshirje në qeveri.

Edhe analisti i çështjeve politike, Ramush Tahiri tha për Radion Evropa e Lirë se nuk pret vonesa në konstituimin e institucioneve të reja të Kosovës pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Sipas tij, deri në nëntor Kosova mund të ketë qeverinë e re.

Sipas Tahirit, dy partitë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë pajtuar tanimë se kryeministri i takon subjektit që ka fituar më së shumti vota dhe se mbetet vetëm harmonizimi programor.

“Zgjedhjet parlamentare treguan ndryshimin si vullnet i shprehur i popullit. Vetëvendosje doli e para, e ndjekur me pak vota ose më një apo dy deputetë më pak nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Kosova nuk e ka përjetuar asnjëherë një koalicion të tillë i orientimit socialdemokrat edhe liberal-demokrat, por që e shprehin një elan të ri të qeverisjes. Probleme sa i përket krijimit të qeverisë së këtyre dy partive nuk shoh, pasi që kanë pasur partneritet për të bërë koalicion parazgjedhor dhe nuk janë marrë vesh vetëm për anën formale të caktimit të kryeministrit, mirëpo janë marrë vesh parimisht që kryeministri i takon subjektit që del e para në zgjedhje dhe kjo e zgjidh problemin”, thotë Tahiri.

Sa i përket çështjeve programore, Tahiri shton se do t’i harmonizojnë shpejtë, sepse siç thotë ai ‘do të kenë edhe ndihmën ndërkombëtare të ekspertëve’.

Në të kaluarën pas zgjedhjeve, konstituimi i institucioneve të reja në Kosovë zakonisht ka hasur në vështirësi.

Pas zgjedhjeve të vitit 2017 krijimi i shumicës parlamentare në Kuvendin e Kosovës kishte qenë një sfidë e vërtetë për koalicionin fitues të zgjedhjeve të atëhershme të 11 qershorit, i quajtur koalicioni PAN, i cili më vete kishte përfshirë Partinë Demokratike të Kosovës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën.

Koalicioni ishte arritur të krijohej pas tre muajve nga mbajtja e zgjedhjeve.

Një kohë më të gjatë të krijimit të institucioneve të reja kishte ndodhur në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014. Në atë kohë, koalicioni qeverisës ndërmjet Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ishte arritur të bëhet pas gjashtë muajve nga mbajtja e zgjedhjeve./REL

 

Tags: Albin KurtiLDKmarreveshjeVetevendosjeVjosa Osmani

TË LIDHURA

Shpërthimi para parlamentit serb, reagon Vuçiç: Akt terrorist
Rajoni

Shpërthimi para parlamentit serb, reagon Vuçiç: Akt terrorist

13:08 | 22/10/2025
Të shtëna me armë zjarri jashtë parlamentit serb, plagoset një person
Rajoni

Të shtëna me armë zjarri jashtë parlamentit serb, plagoset një person

12:04 | 22/10/2025
E rëndë në Greqi/ 18-vjeçari mbyti nënën me peshqir dhe njoftoi policinë: Ejani se e vrava!
Rajoni

E rëndë në Greqi/ 18-vjeçari mbyti nënën me peshqir dhe njoftoi policinë: Ejani se e vrava!

13:20 | 21/10/2025
Next Post
“Pas një burri të suksesshëm qëndron një grua e fortë”, njihuni me gruan norvegjeze të Albin Kurtit

“Pas një burri të suksesshëm qëndron një grua e fortë”, njihuni me gruan norvegjeze të Albin Kurtit

Ngjarja makabër në Kavajë/ Burri në burg, Marsida Qatja nën hetimin nga prokuroria për mashtrim

Ngjarja makabër në Kavajë/ Burri në burg, Marsida Qatja nën hetimin nga prokuroria për mashtrim

Samiti në Novi Sad/ Rama: Ja kur do jetë gati “Shengeni Ballkanik”

Samiti në Novi Sad/ Rama: Ja kur do jetë gati “Shengeni Ballkanik”







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

“Armëpushimi arrihet me presion”, Rutte: NATO mbështet Ukrainën, por ne duam fundin e luftës!
Bota

“Armëpushimi arrihet me presion”, Rutte: NATO mbështet Ukrainën, por ne duam fundin e luftës!

by mirseda
09:44 | 23/10/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca po punon në mënyrë të bashkuar për...

Sherri për ekspresin e kafesë/ Vrasja e dyfishtë në Manzë, 4 të arrestuar

Sherri për ekspresin e kafesë/ Vrasja e dyfishtë në Manzë, 4 të arrestuar

09:41 | 23/10/2025
Buxheti/ Ulen fondet për arsimin dhe shëndetësinë, rriten për infrastrukturën

Buxheti/ Ulen fondet për arsimin dhe shëndetësinë, rriten për infrastrukturën

09:20 | 23/10/2025
Perëndimi i Macron si vizionari i Evropës (…dhe fati i Shqipërisë)

Perëndimi i Macron si vizionari i Evropës (…dhe fati i Shqipërisë)

22:17 | 22/10/2025
Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada

Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada

21:47 | 22/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com