Kronikë

Ngjarja makabër në Kavajë/ Burri në burg, Marsida Qatja nën hetimin nga prokuroria për mashtrim


               Publikuar në : 12:16 - 10/10/19 Enno

Marsida Qatja ka treguar se si ndodhi ngjarja e rëndë që tronditi Kavajën, ku mbeti i vrarë ish-i dashuri i saj, Dritan Haxholli dhe u plagos shefi i sigurisë së burgut të Durrësit, Bledar Toçi.

30-vjeçarja dëshmoi se bezdisej nga Hoxholli prej kohësh. Edhe pse lidhja e tyre e dashurisë kishte përfunduar, sipas Qatjas, Hoxholli insistonte dhe e telefononte vazhdimisht, ku e kërcënonte.

Për këtë arsye, i kërkoi ndihmë të afërmit të saj, Bledar Toçit.

Nga ana tjetër, zbulohet që Marsida është e martuar. Bashkëshorti i saj është duke vuajtur dënimin në Gjermani.

Sipas “BalkanWeb”, Qatja , ka qenë nën hetim nga prokuroria e Kavajës për mashtrim. Gazetarja Klodiana Lala deklaron se motra e saj ka një agjenci turistike dhe Marsida akuzohet se shiste bileta fiktive.

Ndërsa shtoi se prokuroria dyshon se nëna e 3 fëmijëve ka përfituar dhjetëra miliona lekë nga biletat, duke mashtruar shumë qytetarë.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT