Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Vetëm vota e bazës, e shpëton Lulzimin nga Berisha

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Basha paralajmëron përjashtimin e Berishës nga PD-ja

Nga: Artur Ajazi

Beteja në SHQUP, në gjykata, prokurori, në pallate kulture dhe pallate sporti, grumbullimet dhe akuzat mes dy (ish) liderëve të opozitës, kurrë nuk do të zgjidhë problemin që ka sot Partia Demokratike. Kemi një ish-kryetar që kërkon të bëhet kryetar, dhe një kryetar që pretendon se nuk është shkarkuar nga një kuvend falc.

As thirrjet dhe dhuna e shfaqur nga brënda –jashtë dhe anasjelltas, kurrë nuk do ti zgjidhë problemet e nxehta që kanë lindur midis tyre. E vetmja shpresë dhe shpëtimtare, që do ti vërë “vulën” e madhe sherrit, mbetet vota e bazës. Dy “liderët” duhet të ulen, të paracaktojnë ditën dhe datën e votimit të anëtarësisë, që gjithçka të marrë fund. Historia mes Berishës dhe Bashës, ka qenë dhe do të mbetet e gjatë, plot zigzake, plot akuza dhe kulisa, sepse bashkë kanë bërë “goxha punë” në ditë të mira dhe të liga.

Eksperienca ka treguar se Berisha nuk tërhiqet, dhe ka arritur synimin e tij politik, falë manipulimeve dhe skenarëve që përdor edhe me rrugë të tjera ekstreme. Ai ka arritur ta tërheqë edhe Lulzimin në “udhën” e tij, po të kemi parasysh “strategjinë” me të cilën ai mbrojti selinë, vulën dhe karrigen e kryetarit në 8 Janar. Hiqeni nga mendja, Saliu deri minutën e fundit të jetës, do të jetë atje, në selinë e asaj partie, duke dhënë deklarata, duke organizuar tubime, paqësore dhe të dhunshme, por kurrë nuk do të pranojë se, “Basha do të jetë kryetari i asaj partie”.

Një kokëfortësi të tillë prej malësori, Berisha për fatin e keq, ka arritur t’ja injektojë (sa e kishte vartës) edhe Lulzimit, ndërkohë që ky i fundit ka harruar se po ndeshet me një 77 vjeçar, që nuk ka ç’humbet më nga betejat e fundit. Pra, vota dhe vetëm vota e anëtarësisë, mbetet shpëtimi i Lulzimit, edhe sikur Berisha të fitojë disa vota më shumë. Kemi parasysh këtu, situatën e pafavorshme politike dhe mbështetjen e dobësuar ndërkombëtare që ka sot ish-kryeministri vendit, sidomos nga SHBA-ja. Kaq do ti mjaftonte Lulzimit të mendonte dhe vepronte ndryshe, duke mos thelluar më hendekun mes tij, dhe atyre që e votuan në Qershor të 2021 për kryetar partie.

Të rivotohesh, është fatmirësisht një shans i madh për cilindo politikan, që kërkon vazhdimin e karrierës tij. Kurse të pengosh rivotimin, do të thotë se trembesh, dhe ky fenomen nuk i shkon një politikani që synon të vijë nesër në pushtet. Mendoj se vota e bazës së përgjegjshme të Partisë Demokratike, mbetet i vetmi “shpëtim” i Lulzimit nga Berisha. Edhe pse ish-kryeministri thotë me mburrje prej 5 muajsh se “kam shumicën e bazës me vehte”, nuk besoj se kjo është e vërtetë, dhe se Basha nuk duhet të ngurrojë asnjë minutë më shumë, për të vendosur ditën dhe datën e votimit të tij dhe Berishës nga baza e partisë. Çdo ngurrim ndaj këtij akti qytetar dhe demokratik, do ti japë gjithmonë Berishës të drejtën të thotë se “Basha është i pavotuar nga baza e partisë”.

Një politikan karriere, duhet të ketë mjaftueshëm kurajon qytetare dhe formimin intelektual, për tu përballur në çdo rast me votën e bazës së partisë tij. Kjo është e paevitueshme, përsa kohë pretendon se përfaqëson dhe drejton një parti politike, mbi principe demokratike.

Tags: bashaBerishaPD

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
“Nëse i ke firmat, po pres t’i sjellësh”, Gazment Bardhi sfidon Berishën

Bardhi: Policinë e telefonova 7 herë, s'ka pasur sulm nga brenda selisë

Cili është sekreti i lumturisë sipas teoricienit të shoqërisë fluide

Cili është sekreti i lumturisë sipas teoricienit të shoqërisë fluide

Ata që e yshtën kalorësin e vrerosur

Ata që e yshtën kalorësin e vrerosur

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com