Deputeti Saimir Tahiri shpërfill dukshëm ligjin dhe vendimet që ka marrë Parlamenti duke autorizuar prokurorinë që të hetojë Tahirin dhe të ndalojë daljen e tij nga vendi. Që prej ditës së djeshme Tahiri nuk ndodhet në Shqipëri, kjo është një shkelje e hapur e ligjit. Parlamenti më datë 25 tetor ka miratuar një vendim ku i hep dorë të lirë prokurorisë të hetojë dhe ti ndalojë daljen nga Republika e Shqipërisë, deputetit Saimir Tahiri.
Dokumenti i datës 25 tetor është firmosur edhe nga Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi. Kuvendi ka dhënë miratimin për këto veprime dhe ka rrëzuar kërkesën për arrestimin e Tahirit. Më pas i mbetet Prokurorisë që të kërkojë kontrollin e banesës për bllokim largimi nga Shqipëria.
Në rastin konkret prokuroria nuk e bllokoi asnjëherë pasaportën e ish-ministrit, që t’ia bënte të pamundur lëvizjen Tahirit.
Çfarë përmban dokumenti
Dhënien e autorizimit për kontrollin personal dhe të banesës për deputetin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Saimir Tahiri.
Dhënien e autorizimit për ndalimin e daljes jashtë shtetit, detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, ndalimin dhe detyrimin për të qëndruar në një vend të caktuar, si masë shtrënguese të heqjes së lirisë në kuptim të shkronjave “a”, “b” dhe “c”, të nenit 232, të Kodit të Procedurës Penale.