Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Agjencia Europian e Barnave (EMA) deklaroi se vaksina AstraZeneca është e sigurtë dhe efektive.
Ai u shpreh se vetëm vaksinimi mund të na nxjerrë përfundimisht nga ajo që ai e quajti si tuneli i pandemisë.
Agjencia Europiane e Barnave (EMA) konfirmon pas verifikimeve të kryera, Sigurinë dhe Efektshmërinë e vaksinës ASTRAZENECA
Vaksinim, vaksinim, vaksinim për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve dhe për të dalë përfundimisht nga tuneli i pandemisë, ku ka nisur të duket drita, shkruan Rama në rrjetin social, Facebook.
Në Shqipëri po vijon vaksinimi me vaksinat e AstraZeneca, teksa disa ditë më parë mbërritën 38.400 doza, që po përdoren për vaksinimin e mësuesve dhe pedagogëve.