Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

A ndikon rritja e pagës minimale tek krimi dhe papunësia?

5 vjet ago
in Bota, Ekonomi, Të Gjitha
A ndikon rritja e pagës minimale tek krimi dhe papunësia?

Ndërsa punëtorët me paga të ulëta vazhdojnë përpjekjet e tyre për të rritur pagën minimale në nivel federal në SHBA, disa qytete dhe shtete e kanë bërë tashmë diçka të tillë. Një nga argumentet kryesore kundër pagimit të punëtorëve 15 dollarë në orë, është ndikimi i mundshëm që do të ketë kjo pagë minimale tek bizneset.

Nëse kostot e punës rriten papritmas, bizneset e vogla mund të mos jenë në gjendje që të paguajnë punëtorët e tyre. Dhe nëse njerëzit mbeten befas pa punë, ekspertët druhen se krimi do të rritet bashkë me papunësinë. Tani, një studim i ri pretendon se ky efekt në formën e një orteku dëbore nuk ndodh.

Një studim që analizoi pasojat e rritjes së pagës minimale në Siatëll në15 dollarë ora, zbulon shumë pak ndryshime në nivelin e kriminalitetit dhe papunësisë në qytet. Atëherë, a do të funksiononte për mirë kudo tjetër një masë e tillë?

Studiuesit nga Universiteti i Pensilvanisë thonë se lëvizja e Siatëll, për t’u bërë qyteti i parë amerikan që vendos pagën minimale 15 dollarë në orë, nuk duket se po ndikon në normat e krimit të dhunshëm. Ekipi vëren gjithashtu se kjo rritje nuk duket se po ndikon as negativisht në shifrat lokale të papunësisë.

Siatëll e miratoi këtë politikë midis viteve 2015-2017, duke e rritur gradualisht pagën minimale deri në 15 dollarë. “Studimi ynë tregon se Siatëll e rriti pagën e tij minimale pa e cënuar sigurinë publike, të paktën në një periudhë të shkurtër”- thotë udhëheqësi i studimit Djvid Miter-Beçeril, doktorant në kriminologji në Universitetin e Pensilvanisë.

Studiuesit vërejnë se studimet e mëparshme mbi lidhjen mes rritjes së e pagës minimale, dhe krimit kanë prodhuar rezultate të përziera. Në këtë raport, autorët e studimit krahasuan Siatëllin me 118 qytete të SHBA-së nëpër 18 shtete. Këto qytete nuk i rritën pagat, por kanë norma të ngjashme të krimit me Siatëllin.

Studiuesit u mbështetën tek të dhënat nga Raportet Uniforme të Krimit të FBI-së dhe Departamenti i Policisë së Siatëllit. Megjithëse ngritja e pagave në15 dollarë ora nuk i ndryshoi shkallët e krimeve të dhunshme (si vrasja, sulmi dhe grabitja), numrat për krimet e pronës tregojnë një histori tjetër.

Këto lloj veprash përfshijnë vjedhje me burg, vjedhje të automjeteve dhe vjedhje të automjeteve motorike. Raporti zbulon se vjedhjet ishin rritur me 15-30 për qind gjatë studimit. Shumica e këtyre krimeve janë kryer në ndërtesat tregtare.

Por në përgjithësi studiuesit thonë se kishte pak ndryshim në nivelin e përgjithshëm të krimeve të pronës në Siatëll.

Ndërsa vjedhjet e dyqaneve mund të rriten, studiuesit nuk gjetën një rritje të niveleve të arrestimit. Kjo përfshin të rinjtë, të cilët statistikisht janë nxitësit kryesorë të krimit dhe më shumë të ngjarë nuk ndikohen nga ndryshimet e pagave.

Burimi i lajmit: https://www.studyfinds.org/minimum-wage-crime-unemployment

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: krimipaga minimalepapunësiarritje

TË LIDHURA

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!
Bota

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Sulm me thikë në Stamboll: 6 të plagosur, mes tyre 4 policë — autori në pranga
Bota

Sulm me thikë në Stamboll: 6 të plagosur, mes tyre 4 policë — autori në pranga

19:33 | 14/02/2026
Katastrofë në Spanjë, stuhia “Oriana” merr përpara gjithçka!
Bota

Katastrofë në Spanjë, stuhia “Oriana” merr përpara gjithçka!

18:40 | 14/02/2026
Next Post
Basketbollisti me ngjyrë kundërshton fanellën me slogane anti-raciste

Basketbollisti me ngjyrë kundërshton fanellën me slogane anti-raciste

Britania premton të përgjigjet ndaj kërcënimit strategjik në rritje të Kinës

Britania premton të përgjigjet ndaj kërcënimit strategjik në rritje të Kinës

“Do t’i pritet dora atij që prek votën”/ Manja: Meta e ka me LSI-në

“Do t’i pritet dora atij që prek votën”/ Manja: Meta e ka me LSI-në







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com