Basketbollisti me ngjyrë kundërshton fanellën me slogane anti-raciste

Pas precedentit të futbollistit të Premier Ligës Wilfried Zaha një tjetër sportist me ngjyrë refuzon fushatën anti-racizëm.

Ne ndeshjen e sotme të javës së 30 mes Fenerbahçe-Zalgiris Kaunas organizatori amerikan i Fenerbahçe Beko, Lorenzo Brown ka refuzuar të veshë fanellën me fjalët “Unity” (bashkim) “Equality” (barazi) e cila i është ofruar nga Euroleague në kuadër të fushatës kundër diskriminimit racial “Not In Our World” (jo në botën tonë) e cila do jete tematika e kësaj jave me parrulla edhe slogane kudo neper fushat e kategorisë superiore te basketbollit mbare-europian.

Brown do jete lojtari i vetem qe do luaje me fanelle me emrin e tij, ndër 18 ekipe të Euroleagues.