E shtunë, 12 Qershor, 2021
26.5 C
Tirana

Ishte shpallur e humbur, gjendet trupi i pajetë i 63-vjeçares në Lezhë (Emri)

Gjendet trupi i pajetë i një 63-vjeçareje nga Lezha, e cila ishte shpallur e humbur. Viktima, e identifikuar si Angjelina Gjoka është gjetur në zonën e Malit të Tyrbes, teksa kufoma e saj ishte e dekompozuar, dhe e parregullt nga ana strukturore.

”Sot në vendin e quajtur “Mali i Tyrbes”, Lezhë, është gjetur një kufomë e dekompozuar, e parregullt nga ana strukturore. Nga verifikimet e kryera nga ana e Policisë ka rezultuar se trupi i përket shtetases A. Gj., 63 vjeçe, banuese në Lezhë.

Kjo shtetase ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.02.2021, bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Gj. ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, për largimin e saj nga banesa.”, informon policia.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes.

Sipas burimeve, më herët Angjelina Gjoka ka punuar si mësuese, ndërsa gjatë kohëve të fundit kishte shfaqur shenja depresioni.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Cilat janë gjërat për të cilat njerëzit pendohen më shumë në jetë?

Nga: Adrian R.Camilleri “Psychology Today” A keni marrë ndonjëherë një vendim, për të cilin jeni penduar më vonë? Nëse po, nuk jeni vetëm. Shumica e...

Danimarkë-Finlandë, UEFA jep vendimin zyrtar për ndeshjen

UEFA ka vendosur që ndeshja midis Danimarkës dhe Finlandës do të rifillojë në orën 20:30. Ky vendim, erdhi pas kërkesës së lojtarëve të të...

Dorëheqja e Ruçit/ Rama: ”M’u prenë krahët”

Kryeministri Edi Rama e ka pritur me trishtim dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi nga funksionet drejtuese të PS dhe nga politika. Gjatë fjalës...

”Berisha non grata”/ Rama komenton për herë të parë vendimin e DASH

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë, në lidhje me vendimin e DASH, për shpalljen ''non grata'' të ish-kryeminsitrit Sali Berisha dhe...

Pësoi atak kardiak në fushë, zbulohet gjendja shëndetësore e Eriksen

Mesfushori danez, Kristian Eriksen tronditi botën e futbollit, pasi në minutën e 43-të të ndeshjes midis Danimarkës dhe Finlandës, pësoi atak kardiak dhe humbi...