Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Vendimi i Venecias rikthen ekuilibrin e prishur kushtetues

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Ervis Iljazaj

Ka pothuajse një vit që Parlamenti, ose më saktë mazhoranca, gjendet në një konflikt të thellë me institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Duke filluar që nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit, por më shumë për emërimet e organeve të reja të drejtësisë, dhe kryesisht për atë të Gjykatës Kushtetutese, përplasja e këtyre dy institucioneve ka qenë një nga krizat më të mëdha kushtetutese që ka patur Shqipëria në dekadën e fundit.

E gjitha kjo situatë ka ndodhur për faktin se Shqipëria gjatë kësaj kohe ka qenë pa Gjykatë Kushtetutese, pra pa rolin e arbitrit. Në këtë kontekst, konfliktet midis presidencës dhe parlamentit, apo edhe konflikte të natyrës së ndryshme janë zgjidhur nëpërmjet forcës.

Dihet fare mirë që në këto raste, forca e kartonave dhe e pushtetit që ka qeveria, ka bërë të mundur që vendimet e saj të shkojnë përpara, ndërsa ato të institucioneve të tjera në konflikt me të, të bllokohen nëpërmjet forcës arbitrare.

I gjendur në këtë situatë, përballë një pushteti të fortë, Presidenti i Republikës tentoi dhe rrugën e fundit për të mbrojtur më së paku neutralitetin dhe kushtetueshmërinë e Gjykatës Kushtetutese, organit më të lartë në një shtet të së drejtës, i cili ndër të tjera, do të marrë në shqyrtim një sërë cështjesh shumë të rëndësishme për politikën shqiptare.

Ruga e fundit për mbrojtjen e Kushtetutës që provoi Presidenca, ishte ajo e protestës së dy marsit.

Një rrugë, që për hir të së vërtetës është jo e zakonshme për një President. Por, i gjendur përballë një mazhorance me shumë pushtet dhe pa Gjykatë Kushtetutese, ndoshta ishte e vemtja rrugë e mbetur për të arritur qëllimin e tij.

Pra, vendimeve politike, sidomos ajo për shkarkimin e tij, Presidenti ju përgjigj po me mjete politike, në kushte kur nuk kishte asnjë rrugë tjetër institucionale dhe kushtetutese. Në këtë kuptim, protesta e dy marsit nuk ishte protesta e parë e një Presidenti, por protesta e parë për mbrojtjen e një Presidenti, dhe si pasojë e Kushtetutës dhe shtetit shqiptar.

Betejës publike të Presidentit, për mbrojtjen e kushtetueshmrisë në procesin e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetutese, i dha të drejtë vendimi i Komisionit të Venenecias. Një vendim i cili nuk ka dalë në formën përfundimtare, por nga ato që raportojnë mediat, Venecia i jep të drejtë Presidentit për ligjin e betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetutese dhe procesit të emërimit të tyre.

Nëse përmbajtja e vendimit është e tillë, ashtu sikurse raportohet në media deri më tani, atëherë vendimi i Venecias nuk bën gjë tjetër përveçse rikthen ekuilibrin kushtetutes në Shqipëri, i cili mungon tashmë prej shumë kohësh ne favor të mazhorancës dhe pushtetit të saj.

Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë dhe rendin kushtetues të saj. Sepse ndarja e pushteteve, balanca dhe kontrolli midis tyre është një kusht bazë për formimin e një shteti demokratik. Me këtë vendim, Komisioni i Venecias i rikthen edhe njëherë dinjitetin institucionit të Presidencës, dhe rolit të tij në rendin kushtetutes shqiptar.

Kështu që, nëse mazhoranca do të ketë vullnetin të respektojë këtë vendim të plotë, atëherë duhet të ketë nga ana e saj një reflektim të thellë për sa i përket ndarjes së pushteteve dhe balancës midis tyre.

Deri më tani, kjo mazhorancë ka ushtruar arbitraritetin e kartonave të saj pa asnjë kontroll, pa asnjë institucion tjetër në gjendje që mund të kufizojë pushtetin e saj, duke rrezikuar që të vendosej ajo që Tokievill, filozofi i famshëm francez kishte frikë për demokracitë, tiraninë e mazhorancës.

Për këtë arsye, të gjitha demokracitë, sidomos ajo e Shteteve të Bashkuara kanë hartuar instrumenta kushtetutes, për të kufizuar pushtetin e mazhorancës, pa të cilat një demokraci kthehet në tirani.

Për të gjitha këto arsye, Vendimi i Komisionit të Vencias, është një ogur i mirë për rivendosjn e rendit kushtetutes në Shqipëri, dhe padyshim një fitore e Presidentit të Republikës. /Gazeta Liberale

 

Tags: ervis iljazajmazhorancaparlamenti

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Rrëmbehet me forcë 16-vjeçari në Durrës, policia zbardh ngjarjen

Balluku: Ndërprerje e transportit ajror e detar me zonat e rrezikshme

Goditi policin se i vuri gjobë për parkimin, ja sa vite burg rrezikon 50-vjeçari







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com