Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Vendimet e gjykatave për 30 qershorin, një argument shtesë që…

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Vendimet e gjykatave për 30 qershorin, një argument shtesë që…

Nga: Ervis Iljazaj

Diskutimet mbi legjitimitetin e votimeve të 30 qershorit vazhdojnë të jenë ende të gjalla dhe do të vazhdojnë të jenë pa asnjë dyshim. Sepse, për nga mënyra dhe kontesti në të cilin u zhvilluan, nuk mund të konsiderohen kurrsesi normale. 30 qershori do të shënohet si dita më e keqe e demokracisë së brishtë shqiptare pas rënies së komunizmit.

Si për t’i shtuar akoma dhe më shumë dyshimet mbi legjitimitetin e 30 qershorit dhe diskutimet mbi të, janë disa vendime të gjykatave të rretheve, sidomos ajo e Durrësit, që nuk i dha mandatin kandidates së Partisë Socialiste në qytetin e Durrësit, pasi, sipas gjyqtares, kanë pasur shkelje ligjore. Këto vendime, siç u tregua, nuk dhanë asnjë efekt në fakt, për arsye të ndërhyrjes të politikës, por ishin një argument shtesë për të treguar se votimet më 30 qershor, nga ana përmbajtësore dhe nga ajo formale ligjore, ishin nul.

Mazhoranca nuk ngurroi nëpërmjet deklaratave të saj politike për t’i konsideruar këto gjykime të pavlefshme dhe ashtu u bë. Menjëherë gjykatësit u zëvendësuan, dhe gjithçka u kthye sipas vullnetit të qeverisë.

Ka disa kohë, që deklaratat politike të qeverisë paraprijnë vendimet e gjykatave dhe institucioneve shtetërore në Shqipëri. Nuk është nevoja të presësh një vendim gjyqësor për të mësuar natyrën e tij, pasi e kupton që nga deklarata e qeverisë se si do të jetë ai. Si për çudi, mendimi i mazhorancës përkon gjithmonë me vendimet gjyqësore.

Problemi më i madh i votimeve të 30 qershorit, ishte fakti se ato nuk ishin zgjedhje shtetërore, por zgjedhje që u organizuan në mënyrë arbitrare nga forca e qeverisë dhe e një pale politike. Nuk mund të ishin kurrsesi zgjedhje të tilla në klimën konfliktuale të plotë institucionale, sidomos ajo midis Presidencës dhe mazhorancës. Konflikt, të cilin nuk e zgjidhi dhe nuk e ka zgjidhur ende asnjë arbitër, por vullneti i më të fortit.

Mazhoranca pretendon se ka një vendim të Kolegjit Zgjedhor që hodhi poshtë dekretin e Presidentit, dhe 30 qershori është legjitim. Përtej faktit nëse Kolegji ka të drejtë të shqyrtojë dekretin e Presidentit apo jo, që, sipas mendimin tim personal, nuk e ka, megjithatë ky është një diskutim i zhvilluar shumë herë, qeveria nuk e kishte aspak merakun e legjitimitetit të tij ose jo. Nëse do të ishte kështu, atëherë, kur u ankimua dekreti në Kolegjin Zgjedhor, më së paku, do të priste vendimin e tij dhe do të ndërpriste fushatën zgjedhore. Por, nuk ndodhi kështu. Mazhoranca nuk e ndërpreu për asnjë çast fushatën zgjedhore, edhe pse kishte një dekret që po shqyrtohej. Edhe kësaj here, si për rastësi, vendimi i qeverisë i parapriu atij të Kolegjit, dhe u bë fiks ashtu sikurse mendonte mazhoranca.

Prandaj, është e kotë të krijosh iluzione se këtë konflikt do ta zgjidhin gjykatat e rretheve, pasi në këto kushte dhe kështu si është gjendja e sistemit gjyqësor në këto momente, nuk ka vullnet tjetër përveçse forcës së qeverisë.

Një proces që nisi me arbitraritet të plotë, sigurisht nuk mund të pritet që do të zgjidhet nga vendimet gjyqësore të drejta dhe të paanshme.

Për të gjitha këto arsye, 30 qershori do të shënohet si e vetmja ditë zgjedhjesh që nuk shënoi asnjë avancim për demokracinë shqiptare. Zakonisht zgjedhjet janë zgjidhje, ndërsa në Shqipëri zgjedhjet janë problemi. Nëse nuk e kuptojmë këtë, atëherë do të vazhdojmë të kemi kriza ciklike po njësoj.

30 qershori nuk u shërbeu shqiptarëve për asgjë. Përkundrazi, ua shtoi më shumë problemet e tyre. E vetmja rrugë që Shqipëria ka për të ndjekur dhe e vetmja zgjidhje që do e nxjerrë nga ky ngërç, është vetëm ristartimi i demokracisë me një garë dhe kushte të barabarta për të gjithë. /Gazeta Liberale

 

Tags: 30 qershoriervis iljazajZgjedhjet

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Next Post
Ish-deputetja: Ja “dy pasojat për Serbinë”, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt

Ish-deputetja: Ja “dy pasojat për Serbinë”, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt

Reforma në Drejtësi/ Ruçi: Kam nxjerrë mësime!

Reforma në Drejtësi/ Ruçi: Kam nxjerrë mësime!

‘Zero tolerancë!’ Rama publikon foto të hoteleve të bllokuara nga Velipoja në Ksamil

'Zero tolerancë!' Rama publikon foto të hoteleve të bllokuara nga Velipoja në Ksamil







JU REKOMANDOJMË

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

17:03 | 26/09/2025
“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

19:20 | 03/10/2025




TË FUNDIT

Gara për Tiranën në 9 nëntor, Berisha shpall kandidatin e opozitës përballë Manastirliut
Politikë

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

by mirseda
13:07 | 10/10/2025
0

Sali Berisha: Qëndrimi ynë për Lali Vjedhësin ka qenë dhe është shumë i qartë. Ne protestuam ndaj...

Dhunuan barbarisht punonjësin e pastrimit në Vlorë, arrestohen dy autorët

Dhunuan barbarisht punonjësin e pastrimit në Vlorë, arrestohen dy autorët

12:37 | 10/10/2025
Konstituohet Kuvendi i Kosovës, Nenad Rashiç nga komuniteti serb zgjidhjet nënkryetar

Konstituohet Kuvendi i Kosovës, Nenad Rashiç nga komuniteti serb zgjidhjet nënkryetar

12:17 | 10/10/2025
“U tërhoqëm!/ Ushtria e Izraelit jep lajmin: Armëpushimi hyri në fuqi!

“U tërhoqëm!/ Ushtria e Izraelit jep lajmin: Armëpushimi hyri në fuqi!

12:14 | 10/10/2025
Kërcënohet roja i Gjykatës së Apelit, arrestohet autori

Kërcënohet roja i Gjykatës së Apelit, arrestohet autori

12:10 | 10/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com