Kryesore

‘Zero tolerancë!’ Rama publikon foto të hoteleve të bllokuara nga Velipoja në Ksamil

               Publikuar në : 10:56 - 22/07/19 M. S

Aksioni i Hetimit Tatimor kundër informalitet nuk ka të ndalur, ku janë gjobitur dhe bllokuar dhjetëra biznese në pak ditë. Lidhur me këtë çështje, një reagim është përcjellë nga ana e kryeministrit Rama, i cili paralajmëron zero tolerancë.

Ai vë në dukje se koha e përfitimeve abuzive në dëm të konkurrencës e të konsumatorit ka mbaruar. Kryeministri ka publikuar sot foto të hoteleve e restoranteve të bllokuara nga Hetimi Tatimor, pas konstatimeve se kanë shkelur ligjin.

#STOPINFORMALITETIT
Nga Velipoja deri në Ksamil vijojnë bllokimet ligjore të subjekteve që akoma s’e kanë marrë vesh, se koha e përfitimeve abuzive në dëm të konkurrencës e të konsumatorit ka mbaruar #ZeroTolerancë”, shkruan ai bashkëngjitur disa fotove, që i ka postuar në Facebook.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT