Kryesore

Reforma në Drejtësi/ Ruçi: Kam nxjerrë mësime!

               Publikuar në : 10:36 - 22/07/19 M. S

Në 3-vjetorin e Reformës në Drejtësi, është publikuar botimi parlamentar “Reforma ne Sistemin e Drejtësisë”.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, është shprehur se Reforma në Drejtësi është një mundësi reflektimi, prej të cilës edhe ai ka nxjerrë mësime.

Sipas Ruçit, reforma është e pakthyeshme dhe e panegociueshme, pasi sipas tij, është e dëshiruar dhe e pranuar nga të gjithë qytetarët.

“Reforma në Drejtësi është një mundësi reflektimi, unë kam nxjerrë mësimet e mia dhe besoj se kështu do ndodhë me secilin prej jush. Ndryshimet ligjore, ngritjen e institucioneve dhe kryerjen e procesit të Vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët.

Një vlerë e shtuar këto botime, për jurispudencën shqiptare. E pakthyeshme dhe e panegociueshme, se është e dëshiruar dhe e pranuar nga të gjithë qytetarët. Ritheksoj se as Reformën në Drejtësi dhe as Vettingu nuk janë qëllim në vetvete, po është barazia para ligjit”, ka thënë Ruçi.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT