pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24royalbetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişcasinofastjojobetcasinofastcasinofastcasibomganobetpusulabetjojobet canlıcasinomilyoncasinomilyon girişcasinomilyoncasinoroyal girişcasinoroyalholiganbet girişholiganbetholiganbet girişcasinomilyoncashwin griişholiganbetibizabet girişwbahiscratosroyalbet girişcashwingrandpashabet girişcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişcasinomilyoncasinoroyalbetsalvadorteosbet1winbetgitromabetgameofbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetgrandpashabetcasibomganobetbetkanyoncasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomgrandpashabetcratosroyalbetibizabetcasinomilyoncasinoroyalholiganbethititbetteosbetcashwinbetgitromabetbetsalvadorjojobetCasibomikimislicratosroyalbetjojobetromabet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Vendim gjeopolitik apo teknik i BE-së për Shqipërinë?

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Ervis Iljazaj

Nuk ka dyshim që tetori do jetë një muaj përcaktues për t’i dhënë drejtim ngërçit politik të Shqipërisë. Në tetor priten dy vendime të rëndësishme që do të kenë impakt në politikën tonë. I pari, vendimi i Komisionit të Venecias për konfliktin presidencë-mazhorancë për zgjedhjet e 30 qershorit. I dyti, vendimi i Bashkimit Evropian për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Të dyja këto vendime po mbajnë në ankth palët politike në Shqipëri, nga të cilat mund të lindin situata dhe kontekste krejtësisht të reja, që mund të reformojnë nga e para debatin dhe betejën politike, të cilat as nuk mendohen për momentin.

Ndërsa vendimi i Komisionit të Venecias ka një natyrë teknike dhe kushtetuese, ai për çeljen e negociatave me Shqipërinë do të jetë një vendim më i komplikuar dhe më i vështirë për tu vendosur.

E gjithë çështja është, nëse Bashkimi Euriopian do të marrë një vendim gjeopolitik apo teknik në raport me Shqipërinë?

Nëse BE zgjedh opsionin e dytë, është fare e qartë se Shqipëria në këto kushte ku ndodhet dhe problematikat që ka, të cilat nuk është nevoja për ti përmendur, ka fare pak shanse për çeljen e negociatave. Dhe nëse ndodh kështu, do të na duhet vite të tjera me radhë për tu futur edhe njëherë në këtë proces.

Mirëpo, pikërisht për këtë arsye, Bashkimi Evropian me shumë mundësi, në raport me Shqipërinë, do të zgjedhë vendimin gjeopolitik, për mos ti ndërprerë perspektivën evropiane, jo politikës shqiptare, por qytetarëve shqiptar, të cilat janë mbështetësit më të mëdhenj të integrimit evropian në Ballkan. Dhe këtë gjë, nivelet e larta të politikës evropiane e dijnë fare mirë, e në këtë kuptim, s’do të duan të humbasin një popull aleat të tyre, aq më tepër në një rajon problematik si Ballkani.

Në fakt, Bashkimi Europian gjatë gjithë dekadës së fundit, ka qenë midis dilemës të rëndësisë gjeopolitike që ka rajoni i Ballkanit për të , dhe pamundësisë për të integruar vendet e fundit që kanë ngelur jashtë tij. Pamundësi e cila ka ardhur si pasojë e keqqeverisjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe klimës aspak të mirë që ka ekzistuar në vitet e fundit në politikën evropiane për sa i përket zgjerimit të BE-së.

Jo më kot, për të mbajtur të qetë një rajon të nxehtë si ai i Ballkanit, Bashkimi Evropian është përpjekur nëpërmjet konferencave për të krijuar një zonë të përbashkët pa konflikte, dhe për të mbajtur gjallë prespektivën europiane të këtyre vendeve. Kjo strategji ka filluar që në Konferencën e Selanikut për Ballkanin e deri të samiti i Berlinit. Si të thuash, një përpjekje e Bashkimit Evropian për të mbajtur afër Evropës të gjitha vendet  e Ballkanit Perëndimor, që për një arsye ose tjetër nuk e ka merituar integrimin.

Edhe në rastin e Shqipërisë, është e qartë përpjekja e Bashkimit Evropian, sidomos e Gjermanisë,  për mos ti ndërprerë rrugën e integrimit. Prandaj, me shumë gjasa, opsioni që do të zgjedhë për Shqipërinë është çelja e negociatave me kusht. Madje, mediat kanë raportuar për 6 kushte që do ti vendosen Shqipërisë. Gjë e cila ndodh me Shqipërinë për shumë vite me radhë, ku Shqipëria ngel në klasë, dhe BE i jep një mundësi për vjeshtë gjithmonë.

Mirëpo, kësaj here është ndoshta është treni i fundit i Shqipërisë dhe shqiptarëve për t’iu bashkuar qytetarëve evropian , ashtu sikurse e meriton. Dhe kjo, nuk është një metaforë që përdoret si shumë herë të tjera, por kësaj herë është totalisht e vërtetë. Dhe nëse nuk e kapim këtë tren, do të ketë pasoja tmerrësisht të mëdha port ë ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Politika shqiptare duhet ta kuptojë njëherë e mirë, që tentativat dashamirëse të BE-së për ti dhënë mundësi Shqipërisë sa herë që ajo ngelë në klasë, dhe arsyet gjeopolitike te saj në Ballkan, nuk mund të  vazhdojnë në pafundësi. Në fund të fundit, Bashkimi Evropian nuk është një organizatë gjeopolitike si NATO, ku edhe pse Shqipëria nuk e meritoi u bë pjesë e saj. Bashkimi Evropian është një sistem qeverisës i përbashkët, me rregulla dhe ligje të përbashkëta, me ekonomi tregu të përbashkët dhe me standarde të përbashkëta. Dhe nëse Shqipëria nuk i plotëson ato, arsyet gjeopolitike të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor nuk do të kenë më rëndësi edhe për shumë gjatë. /Gazeta Liberale

 

 

Tags: beervis iljazajshqiperia

TË LIDHURA

Kryesore

Shkodër/ Shoferi përplas me makinë 4 persona pas një sherri, zbardhen detajet e ngjarjes

16:37 | 11/06/2026
Analizë

“Protestuesit kanë mosbesim te çdo lider që mund të dalë”, analiza e Fugës

12:58 | 11/06/2026
Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Next Post

Si e humbi Bashkimi Evropian shkëlqimin e tij

Xhoel Salinas, doktori me sindromën e rrallë që ndjen dhimbjet e pacientëve të tij (video)

Cristiano Ronaldo shpërthen në lot në mes të emisionit/ Video







JU REKOMANDOJMË

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

“Maskara, je një maskara”, përplasje verbale me ministrin, Shehaj përjashtohet nga seanca

16:21 | 11/06/2026

Redi Shehu: Heqja e “non grata”-s për Berishën po e riciklon politikisht ndërkombëtarisht

12:13 | 11/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Ikur në Angli e Gjermani”/ Simbolika që vjen nga protesta, karrige për rininë e larguar nga vendi

by mirseda
19:38 | 11/06/2026
0

Diaspora dhe mërgata shqiptare nuk ka mbetur pas, ku i është bashkuar protestës që vijon prej 12...

Turisti amerikan humb në malet e Përmetit, gjendet shëndoshë e mirë pas plot 10 orësh kërkime

19:23 | 11/06/2026

Botërori 2026/ Meksikë-Afrikë e Jugut, ndeshja hapëse e kompeticionit

19:01 | 11/06/2026

Hoxha: Shqipëria ecën me ritëm të lartë drejt BE-së, nis mbyllja e kapitujve

18:20 | 11/06/2026

Fillon zyrtarisht ‘El Nino’, shkencëtarët ngrenë alarmin për temperaturat e larta

18:19 | 11/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com