Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Veliaj flet për presidentin e ri: Na duhet një figurë që shëron plagë

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
KQZ gjobit kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj (Shuma)

Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës për PS, Erion Veliaj, ka deklaruar se Presidenti i ardhshëm mund të jetë çdo burrë ose grua që luan nje rol përbashkues në vend. Në një prononcim për “News 24”, para punimeve të Kongresit socialist, Veliaj foli për karakteristikat që duhet të ketë Kreu i ri i Shtetit. Sipas tij, vendit tonë i duhet një figurë që shëron plagë, dhe jo ti shpallë luftë Amerikës.

“Secilit i është propozuar që të jape tre emra. Besoj se do të duhet të shkëputemi nga një situatë ku ne kemi tani, një President që shihet në publik si stërkëmbëshi kryesor i qeverisë. Bllokohen dekretet, bllokohen ambasadorët. Si përfaqësues i qytetit, si kryetar Bashkie, më qëllon që të jem shumë në forume ndërkombëtare dhe shumë veta thonë: a ka diçka që nuk shkon me Shqipërinë, që janë ende ne detyrë ambasadorët nga 6, 7, 8 vjet? Fakti që janë krijuar ngërçe të tilla, nuk e ndihmon vendin. Fakti që njerëzit janë përçarë në këto 5 vitet e fundit, ndërkohë që duhet të ishte simbol i bashkimit, nuk e ndihmon vendin. Fakti që kemi krijuar konflikte të panevojshme, sidomos me SHBA, me armiq imagjinarë, me dronë dhe çudira, nuk e ndihmon vendin. Kështu që, në mendjen time, një president apo presidente e mire, se nuk do e përjashtoja që ka ardhur koha edhe për një presidente zonjë – do të ishte dikush diametralisht i kundërt me atë aktualin.

Në qoftë se Ilir Meta kalon kohë banaqeve, gjysmë i dehur, duke i shpallur luftë Amerikës, na duhet dikush që i shëron këto plagë dhe ne sillemi si një shtet serioz. Ne nuk mund të jemi aleat kryesorë në nivel Kryeministri dhe pastaj, armiq në nivel Presidenti. Kjo nuk mund të ndodhë, sepse në një vend serioz ka një linjë që ndiqet në një marrëdhënie dhe në një raport special. Çdo President burrë apo grua, që është diametralisht i kundërt me këto lloj anomalish, do e sillte në normalitet edhe institucionin që kemi në anën tjetër të bulevardit”, deklaroi Veliaj.

Tags: MetapresidencaVeliaj

TË LIDHURA

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:36 | 09/02/2026
Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës
Aktualitet

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave
Politikë

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

21:50 | 09/02/2026
Next Post
Berisha reagon pas dorëheqjes së Lulzim Bashës

Dy çrregullimet psikike të Sali Berishës

Manastirliu: Nga 1 korriku do rriten pagat për mjekët dhe infermierët

Manastirliu: Nga 1 korriku do rriten pagat për mjekët dhe infermierët

Ndalimi i qeseve plastike, Kumbaro: Do rrisim gjobat, përdorni torbat prej cope

Ndalimi i qeseve plastike, Kumbaro: Do rrisim gjobat, përdorni torbat prej cope







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

by mirseda
22:36 | 09/02/2026
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë lidhur me protestën...

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

21:50 | 09/02/2026
Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

21:31 | 09/02/2026
Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

21:22 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com