E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Vedat Muriqi ia kthen në serbisht mesfushorit Milinkoviç-Saviç

Mediat në Kosovë kanë shpërthyer në revoltë të hapur, pas një komenti në gjuhën serbe i shkëmbyer mes Vedat Muriqit dhe mesfushorit Milinkoviç-Saviç.

Sulmuesi i përfaqësuese dardane, u aktivizua rreth 25 minuta para fundit në sfidën ndaj Napolit, ku Lacio triumfoi me rezultatin 2-0.

Mjaft entuziast nga fitorja e arritur, Muriqi ka shpërndarë 2 foto nga ndeshja në “Instagram” ku shkroi: “Jam shumë i lumtur që jam rikthyer dhe që kam kontribuuar në skuadër. Tri pikë shumë të rëndësishme. Forca shqiponja!”.

Në këtë postim ka komentuar edhe mesfushori serb Milinkoviç-Saviç që i shkroi: “Ajde srce” që në shqip do të thotë “Forca zemër”.

Sulmuesi dardan i është përgjigjur po në gjuhën serbe duke shkruar me “Ajmoooo” apo në shqip “Forcaaaa”. Kaq ka mjaftuar që të ‘tërbohen’ mediat kosovare, kjo edhe për shkak të situatës aspak të qetë që paraqitet së fundmi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...