E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Ekspertja e ISHP: Vaksinimi në Shqipëri, në periudhën janar-mars 2021

Gjithë vëmendja është tek vaksinimi, në një kohë kur e gjithë bota është e ‘mposhtur’ nga koronavirusi vdekjeprurës. Ekspertja Silvia Bino, nga Instituti i Shëndetit Publik, në një intervistë për DW, ka folur lidhur me strategjinë e vaksinimit të popullsisë në Shqipëri dhe sigurimin e infrastrukturës për fillimin e procesit në tre mujorin e parë të vitit 2021.

Ajo u shpreh se vaksinimi në Shqipëri do të fillojë në tre mujorin e parë të vitit të ardhshëm. Bino sqaroi se Komiteti i Ekspertëve të vaksinimit, ka identifikuar si grupe prioritare të cilët janë: punonjësit e shëndetësisë, rezidentët dhe punonjësit e institucioneve të kujdesit afatgjatë dhe më pas personat mbi 75 vjeç, ata mbi 65 vjeç, personat më të rinj se 65 vjeç me sëmundje bashkë shoqëruese, personelin e shërbimeve kritike.

Mjekja Silva Bino tha ndër të tjera se Komiteti i Ekspertëve, po vlerëson skenarë të ndryshëm të furnizimit me vaksina, si dhe skenarë të ndryshëm të vaksinimit në vendin tonë.

Një skenar është për vaksinën e prodhuar nga PFIZER (BioNTech-Pfizer, shën. red.)që kërkon të ruhet në minus 80 gradë Celcius. Për këtë duhet një investim për një infrastrukturë të re.

Skenari tjetër është për vaksinën anti Corona të prodhuar nga kompania MODERNA që kërkon më tepër investime; skenari i tretë është për vaksinën e prodhuar nga kompania AstraAzeka për të cilën Shqipëria i ka kapacitetet dhe duhen vetëm të ketë pak shtesa. Por nuk përjashtohet edhe marrja e vaksinave nga kompania Johnson &Johnson apo kompani të tjera.

Intervista

DW:  Dr. Bino, a përfiton Shqipëria nga COVAX, siç njihet skema globale e Programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, (OBSH) për vaksinimin kundër virusit Corona në vende me të ardhura të ulëta apo të mesme? Shqipëria është anëtare e OBSH dhe është klasifikuar nga Banka Botërore si një vend me të ardhura të mesme të larta.

Dr. Silvia Bino: Po, Shqipëria është pjesëmarrëse në COVAX dhe bën pjesë në vendet me vetëfinancim të vaksinës anti-COVID-19.

DW: Bordi i Aleancës Globale për Vaksinat dhe Imunizimin, që drejton COVAX-in, zhvilloi ditët e fundit një takim lidhur me përfitimin e vaksinave edhe nga rajone të varfëra të Europës, si Ballkani Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Çfarë doli nga ky takim?

Dr. Silvia Bino: COVAX ka tani marrëveshje për të siguruar rreth dy bilionë doza të disa llojeve të ndryshme të vaksinave dhe po ashtu po siguron edhe doza të tjera nëpërmjet kontributeve nga donatorë të ndryshëm. Këto marrëveshje tregojnë që të 190 vendet, që bëjnë pjesë tek COVAX, do të jenë në gjendje të marrin dozat e duhura të vaksinës për të mbrojtur grupet vulnerabël në gjysmën e parë të vitit 2021 me furnizimet e para në tremujorin e parë të vitit 2021 bazuar edhe në gatishmërinë e vendeve për të marrë vaksinën dhe aprovimin e agjencive rregullatore.

Lexo edhe :   “Në 50 vite s’kisha qëndruar aq shumë me gruan“/Kapexhiu tregon kur u infektua

DW: Cila është strategjia e Shqipërisë për furnizimin me vaksinën kundër virusit Corona?

Dr. Silvia Bino: Si vura në dukje në krye të intervistës sonë, Shqipëria është pjesë e COVAX me vetëfinancim. Pra ajo ka paguar/blerë tek COVAX për të patur vaksinën anti COVID-19. Ndërkohë ka edhe disa propozime të tjera dhe po vlerësohen marrëveshje me vende të BE, të cilat mund të ofrojnë një sasi vaksinash si dhe me vetë Komisionin Europian për grupe të ndryshme vulnerabël. Po ashtu po bëhen përpjekje për marrëveshje direkte mes Shqipërisë me kompani prodhuese.

Lexo edhe :   Studimi për virusin: Pasojat ndjehen edhe pas një viti

DW: A ka parashikuar Komiteti Teknik i Eksperteve disa skenarë të mundshëm për furnizimin me vaksina anti COVID-19? Cili skenar ka gjasa më të mëdha për t’u përdorur?

Dr. Silvia Bino: Komiteti i Ekspertëve po vlerëson skenarë të ndryshëm të furnizimit me vaksina si dhe skenarë të ndryshëm të vaksinimit në vendin tonë. Një skenar është për vaksinën e prodhuar nga PFIZER (BioNTech-Pfizer, shën. red.)që kërkon të ruhet në minus 80 gradë Celcius dhe për këtë lypset një investim për një infrastrukturë të re;  skenari tjetër është për vaksinën anti Corona të prodhuar nga kompania MODERNA që kërkon më tepër investime; skenari i tretë është për vaksinën e prodhuar nga kompania AstraAzeka për të cilën Shqipëria i ka kapacitetet dhe duhen vetëm të ketë pak shtesa. Por nuk përjashtohet edhe marrja e vaksinave nga kompania Johnson &Johnson apo kompani të tjera.

DW: Çfarë logjistike ka Shqipëria për të ruajtur vaksinat anti Corona sipas standarteve të përcaktuara si të domosdoshme tanimë, pra pasi të jetë furnizuar me vaksinat nga COVAX, vendet e BE apo Komisioni Europian?

Dr. Silvia Bino: Shqipëria ka përgatitur disa skenarë në vartësi të furnizimit me vaksina të llojeve të ndryshme dhe ka përcaktuar nevojat për secilin nga këto skenarë dhe kostot përkatëse. Janë specifikuar gjithashtu llojet e pajisjeve që duhen për vaksina të cilat duhen ruajtur në minus 80 gradë Celcius

DW: Kur mendohet të fillojë vaksinimi dhe me cilat shtresa të popullsisë?

Dr. Silvia Bino: Në 3 mujorin e parë 2021. Komiteti i Ekspertëve të vaksinimit ka identifikuar si grupe prioritare  punonjësit e shëndetësisë, rezidentët dhe punonjësit e institucioneve të kujdesit afatgjatë dhe më pas personat mbi 75 vjeç, ata mbi 65 vjeç, personat më të rinj se 65 vjeꞔ me sëmundje bashkë shoqëruese, personelin e shërbimeve kritike.

DW:  Si parashikohet grafiku i rasteve të reja të infektuara në muajt e parë të vitit 2021?

Dr. Silvia Bino: Në 4 javët e fundit kemi vënë re një qëndrueshmëri lidhur me rastet e reja, por më tej kjo do të varet shume nga zbatimi i masave gjatë festave të fund-vitit, pra atyre të distancimit social dhe fizik.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bien infektimet, Kosova lehtësohen masat anti-Cov*d

Gjatë ditëve të fundit është vënë re një situatë diku më e përmirësuar në Kosovë, si pasojë e koronavirusit vdekjeprurës. Teksa numri i të...

I dogjën makinën, ja kush ishte ‘shënjestra’

Një automjet tip "BMW X5" u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen 15 në Durrës, duke u djegur plotësisht në pjesën e...

Rama i sigurtë për fitoren, bën bilancin para zgjedhjeve

Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama u ndal tek përmbytjet në vend, duke thënë që jemi përmisuar në krahasim me vitet e kaluara....

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...