E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Kush ishte gruaja që u martua me Hitlerin, njeriun më të lig që ka parë bota

Më 30 prill 1945, i fshehur në një bunker nëntokësor dhe në pritje të sulmit nga ushtritë e Bashkimit Sovjetik, Adolf Hitleri vrau veten, bashkë me të edhe bashkëshortja e tij e re, Eva Braun. Zakonisht mbi Evën nuk ka pasur shumë vëmendje, duke u trajtuar më tepër si një nga të dashurat që rastisi të ishte e pranishme në vdekjen e Hitlerit.

Gjithsesi, pavarësisht ndikimit të saj të vogël në politikë, historia e saj është interesante. Ajo ishte një grua që kishte rënë vërtet dhe plotësisht në dashuri me udhëheqësin fashist të Gjermanisë naziste, dhe vuajti pareshtur për atë dashuri. Fatkeqësia e saj ishte që kjo histori përfshinte njeriun më të lig që ka parë bota ndonjëherë.

Ajo kishte rënë vërtet në dashuri me Hitlerin

Kur një vajzë 17-vjeçare vendos të lidhet me një 40-vjeçar të fuqishëm, shumëkush do të supozonte se vajza ndodhet në këtë lidhje për shkak të sharmit dhe pozitës sociale të partnerit. Edhe pse në rastin e Evës, ajo dashuri ishte e vërtetë. Në fakt, kur ajo u takua me Hitlerin, nuk e kishte idenë se kush qe ky i fundit.

Ishte viti 1930 dhe rritja e Hitlerit në pushtet qe vetëm në fillimet e veta, kështu që ai nuk ishte fytyra e njohur që është sot. Për më tepër që iu prezantua me një emër të rremë “Herr Wolff” (Zoti Ujk). Të dy u tërhoqën menjëherë nga njëri-tjetri. Thuhet se Hitleri “po hidhte vështrime përvëluese ndaj saj”, kur u takuan për herë të parë, dhe në fund të ditës i kërkoi t`a shoqëronte me makinë për në shtëpi.

Hitleri ishte dashuruar me një tjetër

Kur Eva dhe Hitleri filluan marrëdhënien mes tyre, lideri nazist jetonte tashmë me një tjetër grua, Geli Raubal, që ishte në fakt mbesa e tij. Çdo e dhënë sugjeron se Hitleri e donte Gelin më shumë se këdo tjetër në botë, por kjo e fundit nuk duket të ketë ndjerë të njëjtën gjë.

Në shtatorin e vitit 1931, ajo njoftoi se do të largohej nga Vjena për t’u martuar me një burrë tjetër, gjë që e tërboi Hitlerin. Të dy debatuan ashpër gjatë gjithë natës, dhe të nesërmen Geli u gjet e vdekur nga një e shtënë me armë zjarri e vetë-shkaktuar. Eva e ngushëlloi Hitlerin zemërthyer.

Hitleri e tradhtonte vazhdimisht

Hitleri ishte i tmerrshëm për gratë që e donin. Vetëm njëra nga ato 8 gra që ai shtyu drejt vetëvrasjes erdhi para Evës, të tjerat vinin më pas. Hitleri e tradhtonte Evën, dhe kjo ndodhi në shumë raste. Lidhja e tij më e spikatur ishte me Renata Mylerin, një nga yjet më të mëdha të ekranit në Gjermani.

Hitleri e joshi atë duke e angazhuar në filma propagandistike në mes të viteve 1930, dhe pastaj në diçka më tepër. Sipas një dëshmie të vetë Renatës, në një moment Hitleri u shtri në dysheme dhe iu lut Renatës të abuzonte me të. Ajo e rrahu Hitlerin me një kamzhik duke e mallkuar, ndërsa ai masturbohej. Në vitin 1937, Renata ndoqi rrugën e të gjitha admiruesve të Hitlerit: Vrau veten duke u hedhur nga dritarja e një hoteli.

Eva Braun tentoi vetëvrasjen për të tërhequr vëmendjen

Eva nuk ishte tipi i gruas që e pranonte një marrëdhënie të hapur. Kur pa se Hitleri po shkonte me gra të tjera duke e lënë atë vetëm dhe zemërthyer, vendosi të bëjë diçka. Mori pistoletën e të atit, e ktheu në drejtim të zemrës dhe qëlloi. Eva nuk e qëlloi dot zemrën, ndoshta për shkak se nuk qe realisht e përgatitur për të vdekur.

Kur e kuptoi se ishte ende gjallë, thirri doktorin personal të Hitlerit. Supozimi i përgjithshëm ishte se ky akt qe një lutje për vëmendje. Nëse ky ishte qëllimi, funksionoi. Mesazhi ishte marrë dhe Hitleri u paraqit në spital me lule, dhe premtoi se këtej e tutje do të kujdesej për të.

Hitleri e fshehu marrëdhënien e tyre

Përtej premtimeve, Hitleri nuk u bë asnjëherë një i dashur model. Askush nuk u lejua të mësonte që Eva Braun ishte e dashura e tij. Kur në shtëpi vinin miqtë e vjetër të Hitlerit, ai nuk do ta lejonte Evën të shfaqej në ndonjë moment. Ajo fshihej në një dhomë private ngjitur me dhomën e gjumit të Hitlerit, në mënyrë që askush të mos e shihte.

Familja e Hitlerit e urrente

Angela Raubal, nëna e mbesës së Fyhrerit Gelit, e urrente Eva Braunin. E distancuar sidomos ndaj atyre që e urrenin, Eva Braun e kalonte shumicën e kohës duke lexuar libra dhe parë filma e vetme. Thuhet se ajo ia ngulte vështrimin fotos së Hitlerit gjatë kohës së ngrënies në tryezë, për ta kënaqur veten me imagjinatën sikur ai ishte atje me të.

Ajo refuzoi ta braktisë Hitlerin

Teksa lufta kishte shpërthyer edhe në Gjermani, dhe ushtritë aleate po përparonin ndjeshëm, u bë shumë shpejt e qartë se vendi do të mposhtej. Eva ishte në rrezik, dhe njerëzit përreth saj e dinin këtë. Në vitin 1943, Henrieta von Shirak, gruaja e udhëheqësit të Rinisë Hitleriane, u përpoq ta bindte të largohej nga Gjermania dhe të braktiste Hitlerin, por Eva Braun refuzoi. Edhe kur situata u bë më e tmerrshme, ajo qëndroi, dhe në vitin 1944 shprehu vullnetin e saj për të vrarë veten nëse vdiste Hitleri.

Burimi i lajmit: https://listverse.com/2016/07/10/10-tragic-facts-about-hitlers-wife/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...