E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Vd*kja e turistëve ruse/Prokuroria kërkon ndihmë nga kompanitë e huaja

Lidhur me rastin e vdekjes së mistershme të katër shtetasve rusë, Prokuroria i është drejtuar me një kërkesë një kompanie të huaj, për të kryer analizat e ujit të pishinës. Mësohet se Prokuroria ka bllokuar pjesën e SPA-së së hotelit. Ajo ruhet nga efektivë të policisë.

Ende nuk kanë dalë rezultatet e klorit dhe të ujit, që janë përdorur në këtë SPA. Këto analiza janë vendimtare, ndërsa pritet dhe një ekspertizë shtesë nga shteti rus. Trupat e katër shtetasve rusë u gjetën në saunën e hotelit “Gloria Palace” në Qerret. Nga raportet paraprake dyshohet se vdekja e tyre ka ardhur nga asfiksimi, por nuk përjashtohen edhe pista të tjera.

Viktimat ishin çifti i bashkëshortëve Natalya Burenkova, 58 vjeç dhe Sergei Burenkov, 60 vjeç si dhe vajza e tyre Ekaterina Burenkova 31 vjeç me bashkëshortin e saj Nikita Belousov, 37 vjeç. Më 22 tetor, familjarët tërhoqën trupat e pajetë të katër turistëve rusë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 15 tetorit, në hotelin me 5 yje “Gloria” në Qerret të Kavajës. Dyshime janë hedhur edhe nëse vdekja e tyre mund të ketë ardhur nga sasia e tepërt e klorit në ujin e pishinës. Mirëpo, punonjësi për hetuesit tha se ai ka bërë pastrimin si çdo ditë, dhe pishinës i ka hedhur vetëm një gotë me klor.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...