E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

“Ata autobusë prodhojnë kancer, keni 5 ditë kohë”, arrihet dakordësia

Pas shumë ditëve të utobusëve të tejmbushur dhe vonesave të pajustifikuara, sot është arritur dakordësia me operatorët e transportit urban. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka takuar sot përfaqësuesit e operatorëve të transportit urban, me të cilët u ra dakord për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve, si dhe pranimin e një pakete të propozuar nga Bashkia e Tiranës për kalimin e situatës së vështirë. Pala tjetër pranoi kërkesat e Bashkisë për rritjen e standardit të shërbimit, vendosjen e GPS dhe formalizimin e shitjes së aboneve. Bashkia e Tiranës do të ofrojë 1 milion euro subvencion.

“Bashkia e Tiranës do të ofrojë për herë të parë një subvencion prej 1 milion eurosh. Cilësinë e rrit vetëm transparenca, përdorimi i GPS, aboneja e formalizuar, dhe jo subvencioni. Por, duke qenë se jemi në kushte të jashtëzakonshme, kam marrë një vendim të jashtëzakonshëm. Si fillim, angazhohemi edhe për subvencionin e TVSH-së dhe akcizës, që do e japë Bashkia e Tiranës cash për operatorët, por sigurisht që do monitorohet me transparencë, me GPS dhe me mënyrën e formalizimit të shitjes së aboneve, në të kundërt nuk kemi bërë asgjë”, tha Veliaj.

“S’mund të kemi skena si ato që ndodhën vjet, ku arrestohen operatorët me abone e bileta false. Kjo është marrëdhënie besimi, duhet fillimisht të keni besim te njëri-tjetri. Në momentin që ne vazhdojmë shesim nën dorë, është për turp. Me vendosjen e GPS nëpër autobusë duhet të përcaktojmë edhe vendin se ku do shiten abonetë, në mënyrën e duhur e jo në rrugë”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku nuk kurseu mbështetjen për kategorinë e studentëve dhe të kategorive të tjera sociale. “Kur shoh skena që përzihet nga autobusi një veteran lufte, ose një i ri me aftësi të kufizuar, se me demek ne s’paskemi kartelën e duhur apo rimbursimin e duhur, kjo është mungesë njerëzilliku, është fyese. Unë jam gati ta adresoj dhe do ta zgjidh këtë. Por teksa e zgjidhim, nuk justifikohet nxjerrja e një veterani lufte nga autobusi e as nuk justifikohet nxjerrja e një njeriu me paterica. Jemi shqiptarë, qytetarë e pastaj jemi kryetarë Bashkie e pronarë autobusësh”, nënvizoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë paralajmëroi operatorët, se nëse nuk do të rrisin cilësinë e transportit, do t’iu hiqet licenca. “Linja e Kopshtit Zoologjik nxjerr nga marmita kancer, e kjo s’ka lidhje fare me Covidin, kjo ka të bëjë me mjete të amortizuara, që janë skandal. Ju kam lënë afat deri në datën 30 tetor. Keni dhe 5 ditë kohë; ose ndryshe do humbisni licencën, siç e humbi “Ferluti”. Të mbjellësh pemë te liqeni, të bësh korsi biçikletash, ta bësh liqenin vendin më të vizituar dhe ta rrethosh përveç pyllit orbital me blozë orbitale, kjo është e patolerueshme. Ata autobusë prodhojnë kancer, dhe minimalisht për dinjitetin e fëmijëve tanë, ju s’duhet t’i nxirrni më ata autobusë”, tha më tej ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...