Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Vd*kja e Lear Kurtit/Prokuroria e konfirmon: Qese me k*kainë në stomakun e viktimës

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Në stomakun e Lear Kurtit, 32-vjeçarit i cili humbi jetën pasi u shoqërua nga policia, është gjetur qese kokainë me gjurmë kokaine. Lajmin e ka konfirmuar përveç ekspertizës, edhe Prokuroria e Tiranës, e cila ka njoftuar se ka nisur hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Zyrtarisht, në deklaratën e sotme për mediat, Prokuroria njofton se i akuzon policët për “veprime arbitrare” dhe “mosdhënie ndihme”. Ky deklarim i Prokurorisë bie ndesh me atë të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore. AMP mohonte që policët të kishin shkelur ligjin, duke deklaruar se “nuk ka veprime të kundraligjshme”.

Qesja e gjetur në stomakun e 32-vjeçarit Lear Kurti ka prani të kokainës. Ky është përfundimi i arritur nga Prokuroria e Tiranës, që njofton se ka administruar të gjitha informacionet deri më tani, dhe ka nisur hetimin për efektivët e policisë që ndaluan dhe shoqëruan Lear Kurtin me akuzën e “veprime arbitrare” dhe “mosdhënie ndihme”. Gjithashtu, organi i akuzës bën me dije se kartela mjekësore e të riut është sekuestruar bashkë me pamjet filmike të kamerave të sigurisë. Prokuroria sqaron se autopsia është kryer nga një grup prej 5 ekspertësh dhe ka dalë në përfundimin se në trup kishte prani kokaine. Ndërkohë që do të merren edhe pamjet filmike në spitalin e Traumës.

Deklarata

Mbi bazën e referimit të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë, Prokuroria pranë Gjykatës Shkallës parë Tiranë ka regjistruar proçedimin penal Nr.7671/2022 për veprën penale “kryerje e veprimive arbitare” dhe “Mosdhënia ndihmë”, parashikuar nga nenet 250 dhe 290 e K.Penal.

Deri në këtë fazë të hetimit, janë administruar kartela mjekësore e shtetasit Lear Kurti, procesverbali i kqyrjes së kufomës, pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë që nga momenti i konstatimit dhe deri në dërgimin e tij për ndihmë mjekësore pranë Qëndrës Spitalore Universitare e Traumës. Janë pyetur në cilësinë e personave që tregojnë rrethana të hetimit, shtetasit që kanë qenë prezent me viktimën dhe të gjithë punonjësit e policisë që kanë kryer veprime me shtetasin Lear Kurti.

Po kështu, është administruar akti i ekspertimit kimik i kryer nga një grup prej 5 (pesë) ekspertësh, nga i cili ka rezultuar se në mbetjet e qeses së gjetura në stomakun e viktimës gjatë kryerjes së autopsisë, ka prani të lëndës narkotike kokainë.

Në vijim të veprimeve të tjera, grupi hetimor, me qëllim evidentimin e të gjitha rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së shtetasit Lear Kurti, do të administrojë pamjet filmike të urgjencës në Qendrën Spitalore të Traumës, pyetjen e personelit infermiero/mjekësor që kanë pritur dhe janë marrë me trajtimin e shtetasit Lear Kurti si dhe çdo veprim tjetër për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Tags: hetimetLear KurtipoliciaProkuroria

TË LIDHURA

Aktualitet

U vra në krye të detyrës, mbahen sot homazhet për “Dëshmorin e Atdheut” Enea Mekolli

09:25 | 05/06/2026
Aktualitet

Rrëshqitja e dheut pas shirave të fundit rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët

09:20 | 05/06/2026
Aktualitet

Armë zjarri dhe lëndë narkotike në një lokal në Sarandë, shoqërohen disa persona

09:16 | 05/06/2026
Next Post

Agron Duka: Kërcënoheshin me p*rdhunim nëse nuk bëheshin spiunë

Kandidatët e mundshëm për zgjedhjet lokale

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë/Rama: Ngjarje historike, është qershia mbi tortë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

U vra në krye të detyrës, mbahen sot homazhet për “Dëshmorin e Atdheut” Enea Mekolli

by mirseda
09:25 | 05/06/2026
0

Qyteti i Pogradecit do t’i japë sot lamtumirën e fundit efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli,...

Rubio bisedë telefonike me presidentin bolivian: Premton mbështetje për vendin

09:23 | 05/06/2026

Rrëshqitja e dheut pas shirave të fundit rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët

09:20 | 05/06/2026

Armë zjarri dhe lëndë narkotike në një lokal në Sarandë, shoqërohen disa persona

09:16 | 05/06/2026

Një ditë para vrasjes së policit, Braçellari u denoncua për pagën nga çobani.

09:13 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com