E shtunë, 26 Shtator, 2020
19 C
Tirana

“Vdekshmëria vlerësohet rreth 0.5%”/ Dasho: S’është grip i zakonshëm, mund të zgjasë me vite

Më të lexuarat

U ekzekutua nga RENEA/ Çfarë u gjet brenda shtëpisë së të moshuarit në Elbasan

RENEA ka ekzekutuar sot Lefter Zhidrun, pas më shumë se 5 orësh rezistencë nga 71-vjeçari në banesën e tij. RENEA u fut nga tarraca e...

RENEA/ Kush e jep urdhrin e ekzekutimit? Eksperti tregon hapat që ndiqen

Një nga efektivët e RENEA ka treguar se si funksionon reparti RENEA në një situatë të ngjashme me ngjarjen e djeshme dhe kush janë...

“Kemi një specialist të ri që ka dalë në qarkullim”, Artan Hoxha zbardh detajet e forta të atentatit ndaj Preng Gjinit

Pak ditë më parë, 51-vjeçari Preng Gjini të cilit iu hodh makina në erë në Tiranë, nuk dha të dhëna të vlefshme për hetimin...

Prej 17 muajsh në kërkim, gjendet trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar në Greqi

Pas 17 muajsh kërkimi, është gjetur në Greqi trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar, Laert Beqaj. Ky i fundit humbi gjurmët mesnatën e 9...

“I kishte ardhur dita e perëndisë!”, ja çfarë thotë djali i madh i 71-vjeçarit që u ekzekutua në Elbasan (VIDEO)

71-vjeçari që u ekzekutua në përplasjen me forcat RENEA, ishte divorcuar dy herë më parë. Djali i Lefter Zhidrus ka thënë në një prononcim...

Ju atje “lart”, merreni videon e këtij burri që qan dhe shikojeni natë e ditë (VIDEO)

Nga: Mentor Kikia Ky burrë është një fermer në Korçë, i cili në janar i preu mollët që kishte mbjellë, sepse nuk e shiste dot...

Detaje tronditëse nga masakra në Elbasan/ Lefter Zhidru kishte lidhje me bandat në Elbasan, Vlorë dhe Sarandë

Grupi hetimor po kryen veprimet e fundit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, pas masakrës në Elbasan. Në banesën e 71-vjeçarit Lefter Xhidru, janë...

“Pse i ndihmon kaq shumë njerëzit?”/ Rrëfimi prekës i Cunmulajt: Dua t’i ngjaj mamit sa thoi i gishtit të këmbës

Modelja e njohur, Emina Cunmulaj ishte ftuar sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, teksa ka bërë një rrëfim si asnjë herë më...

Ndodh e papritura në emisionin “Përputhen”, konkurrenti largohet me urgjencë nga studio (VIDEO)

Çdo ditë emisioni "Përputhen” në Top Channel ofron shumë surpriza. Me plot të papritura ishte emisioni i djeshëm, ku një nga protagonistët e ka...

“Zhidro u qëllua me snajper”/ Artan Hoxha: Nëse do shpërthente tritoli, rrafshohej pallati

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje të tjera nga ekzekutimi i Lefter Zhidros në Elbasan, nga forcat RENEA. Sipas gazetarit, nëse armatimi që 71-vjeçari kishte...

Sa herë përmendet pandemia, mjekët dhe ekspertët përplasen në pika të ndryshme. Eksperti i njohur i Shëndetit Publik, Erion Dasho, duke folur për situatën aktuale të pandemisë në Shqipëri, thekson se është jashtë kontrollit dhe për këtë jep edhe arsyet.

Dasho thotë se vdekshmëria sot vlerësohet rreth 0.5%. Ndryshe nga sa u hamendësua më herët se të rinjtë mund t’ia hedhin pa asnjë problem, rezultoi krejt e kundërta. Ndonëse të moshuarit dhe personat e sëmurë janë ata që rrezikojnë më tepër, edhe të rinjtë mund të pësojnë komplikime të sëmundjes dhe të humbin jetën.

Sëmundja ka një shkallë të lartë transmetimi, ku llogaritet se një person i sëmurë mund të infektojë mesatarisht dy deri në tre persona të tjerë. Kjo ndodh edhe kur personi i prekur nuk ka simptoma, pra në pamje është i shëndetshëm.

Aktualisht vaksina duket se është në rrugë të mbarë, ku ka dhënë rezultatet e para pozitive. Pyetja që parashtron çdo qytetarë ka të bëjë me atë se çfarë pritet të ndodhë në të ardhmen.

Statusi

Këtij postimi të datës 16 Mars 2020 do t’i bëja sot shumë pak korrigjime. P.sh. vdekshmëria sot vlerësohet rreth 0.5% dhe ndoshta kjo shifër do të rezultojë edhe më e ulët se kaq.

Sigurisht, nuk mund të parashikoja në atë kohë se autoritetet tona shëndetësore nuk do të arrinin të ndërtonin një përgjigje adekuate ndaj COVID dhe kjo është zhgënjyese.

Por, këshillave për ushqyerje të shëndetshme, aktivitet fizik (sidomos not dhe ecje në mal) dhe kalimit të kohës në mjedise të hapura nuk u heq asnjë presje.

***

NUK ËSHTË GRIP

Në fillim të epidemisë së koronavirusit, pati ide të tipit “Ky është një grip i zakonshëm”, “Do të kalojë pa problem”, etj. Sot dihet me siguri që nuk është.

Së pari, ndonëse të moshuarit dhe personat e sëmurë janë ata që rrezikojnë më tepër, edhe të rinjtë mund të pësojnë komplikime të sëmundjes dhe të humbin jetën. Shkalla kombinuar e vdekshmërisë vlerësohet në 1%, shumë më e lartë se vdekshmëria nga epidemitë e gripit sezonal dhe e krahasueshme me epidemitë e Gripit Spanjoll apo Gripit të Hong-Kongut.

Së dyti, sëmundja ka një shkallë të lartë transmetimi, ku llogaritet se një person i sëmurë mund të infektojë mesatarisht dy deri në tre persona të tjerë. Fatkeqësisht kjo ndodh edhe kur personi i prekur nuk ka simptoma, pra në pamje është i shëndetshëm.

Ne, si shqiptarë, deri tani jemi relativisht të mbrojtur, sepse janë marrë masa ekstreme, por shumë të dobishme dhe në kohën e duhur. Karantina, eliminimi i kontakteve të panevojshme sociale dhe profesionale, si dhe masat e higjienës personale (larja e duarve mbi të gjitha) duket se po japin efekte pozitive. Në dhjetë vitet e fundit është përmirësuar ndjeshëm edhe shërbimi i urgjencës mjeksore, i cili u bë një nga shtyllat e përgjigjes ndaj koronavirusit dhe po reagon po aq profesionalisht sa edhe shërbimet e ngjashme në çdo vend tjetër europian.

Lexo edhe :   Pse sistemi imunitar i fëmijëve, reagon më mirë kundër Covid-19?
Lexo edhe :   A duhet të lihen njerëzit të vdesin? Ja për çfarë u fol në samitin e OKB-së

Çfarë do të ndodhë në të ardhmen? Askush nuk është Nostradamus, por me sa duket epidemia do të vazhdojë për muaj, për të mos thënë vite të tërë. Gripi Spanjoll, Aziatik dhe i Hong-Kongut në shekullin XX zgjatën 2-3 vjet. Gjatë kësaj periudhe, qëllimi i çdo vendi dhe çdo sistemi shëndetësor do të jetë i dyfishtë: 1) të parandalojë infektimet e reja (përfshi këtu edhe prodhimin e një vaksine që mund të arrihet brenda pak muajsh) dhe 2) të shmangë krizat dhe dyndjet në spitale dhe, sidomos në repartet e kujdesit intensiv.

Individët duhet të reagojnë duke ndryshuar diçka nga sjellja e vet. Higjiena personale mbetet e para – larja e duarve dhe sjella e përgjegjshme sociale (higjiena e kollitjes, teshtitjes dhe të pështyrit), etj. Kontaktet sociale duhet të modifikohen – përqafimet dhe puthjet sa herë që takohemi me dikë duhen harruar gjatë kësaj kohe, qëndrimi në kafe apo restorante me orë të tëra, qëndrimi në radha ngjitur me njëri-tjetrin, po ashtu. Fatkeqësisht, dikush që ka shëndet të dobët duhet të heqë dorë nga argëtime të tipit kinema, teatër apo stadium.

Për shumë persona të moshës së mesme dhe të moshuar, epidemia mund të kthehet në një oportunitet për të përmirësuar shëndetin: të kalosh më tepër kohë në natyrë se sa në shtëpi, më shumë kohë duke shëtitur se sa në kafe, më shumë kohë në palestër apo në një fushë sportive se sa në restorant.

Personat që kanë shëndet të dobët duhet të marrin informacione për ushqyrjen e shëndetshme, për të menaxhuar më mirë peshën dhe, rrjedhimisht, sëmundje si diabeti apo sëmundjet e zemrës. Një ushqyerje e balancuar përmirëson imunitetin dhe forcon organizmin në përgjithësi. Ushqyrja e shëndetshme ndikon edhe në uljen e peshës që është faktor risku për shumë sëmundje.

Edhe rritja e aktiviteti fizik lidhet direkt me përmirësimin e shëndetit sepse parandalon sëmundje si diabeti, depresioni, tensioni i lartë i gjakut, etj. Për më tepër, aktiviteti fizik mund të bëhet nje zëvendësues i shkëlqyer i ndërveprimeve sociale të dëmshme. P.sh. në vend të një kafe dhe të një loje dominoje në një lokal, një pensionist mund të zgjedhë një shëtitje me shokët në ajër të pastër.

Nëpërmjet karantinës, u kalua një krizë, por nuk mund të zgjidhet përfundimisht problemi i koronavirusit. Sikundër Ministria e Shëndetësisë dhe spitalet po e shfrytëzojnë kohën e fituar për t’u përgatitur më mirë për të ardhmen, gjithkush duhet të shfrytëzojë informacionin e marrë gjatë këtyre ditëve për të përmirësuar shëndetin e vet. Dhe kjo vlen jo vetëm për mbrojtjen nga koronavirusi!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosovë, shërohen 101 pacientë në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private, janë testuar gjithsej 664 persona, prej të cilëve rezultojnë...

‘Edhe 100 të tjera’, Spahiu: Nuk është urim, por miliona euro që mund të paguajë Shqipëria në arbitrazh

Ish-deputeti i LSI Përparim Spahiu, ka reaguar në lidhje me faktin se Shqipëria mund t'i paguajë 100 milion euro kompanisë Kurum, për shkak të...

Kapet tuniziani në Rinas me 67,850 paund të padeklaruara

Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Një 63 vjeçar tunizian u procedua penalisht, pasi gjatë kontrollit në aeroportin...

U gjet pranë nënës së vdekur, ja si është gjendja e 10-vjeçares në Pogradec

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Pogradec. Fëmija i gjetur pranë nënës është vajzë rreth 10 vjeç. Ajo ndodhet në gjendje...

LSI koalicion të dytë me PS? Alibeaj: Nuk besoj, ishin me ne kur dogjëm mandatet

Teksa dhe pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare, partitë kanë ndezur motërët për fushatën elektorale, e përgatiten për t'u futur në garë në...