E ndërsa ka kaluar një muaj nga vdekja e 50-vjeçarit shqiptar, Daniel Paskali, i cili u gjet i pa jetë në banesën e tij në Cornuda të Trevisos, mediat italiane raportoj se dyshohet se është gjetur trupi i pajetë i bashkëjetueses së tij me origjinë nga Ukraina, shkruan liberoquotidiano.it.
Ngjarja e mistershme/ Denoncoi zhdukjen e të dashurës, shqiptari gjendet pa jetë
Në atë kohë mediat italiane bënë të ditur se vdekja e shqiptarit ishte mjaft e dyshimtë pasi ai kishte denoncuar para 10 ditësh në polici zhdukjen e të dashurës së tij ukrainase.
Konkretisht, më 17 nëntor, Paskali kishte denoncuar zhdukjen e së dashurës me të cilën bashkëjetonte, një 43- vjeçare me origjinë nga Ukraina Sofiya Melnyk.
Dyshohet se të dyja ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën, ndërsa makina e gruas së zhdukur u gjet në zonën e “Forcella Mostaçit”.
Por, nga ana tjetër vetëm ditën e sotme policia bën të ditur se është gjetur trupi i një gruaje i mbuluar me gjethe, i rrethuar me pemë dhe gurë. Trupi ishte gjetur nga qeni i një gjuetari. Mediat italiane dyshojnë se trupi mund t’i përkasë gruas nga Ukranina 43-vjeçares Sofiya Melnyk, e cila rezulton e zhdukur që nga muaji nëntor. Gruaja banonte në Cornuda, në provincën e Trevisos, dhe që nga 15 nëntori ajo rezulton e zhdukur. Zhdukjen e saj e raportoi, Pascal Daniel, një shqiptar i cili pastaj për arsye të panjohura u gjet i vdekur më 26 nëntor, shkruan Tirana Today.
Me të marrë njoftimi policia dhe zjarrfikëset si dhe mjekët ekspertë ligjorë kanë shkuar në vendngjarje ku kanë marrë trupin e dekompozuar. Sipas të dhënave të para trupi kishte shenja dhune si dhe nga pamja e parë ata nuk mund të flasin me saktësi nëse trupi i përket ukrainases, sepse kufoma është shumë e dekompozuar.
Ndërsa prite që identifikimi të bëhet nëpërmjet shenjave të gishtave. Megjithatë, hetuesit po kryejnë një seri hetimesh në thellësi për të shmangur gabimet, dhe në të njëjtën kohë për të hedhur dritë mbi vdekjen e gruas. Dhe nga këto përgjigje hetueset mjekësore, mund të vijë edhe një kthesë dhe të zbulojnë nëse shqiptari është vrarë apo vetëvratë.
Por në këtë ngjarje nuk përjashtohen dhe opsione të tjera pasi gruaja ukrainase kishte pasur marrëdhënie romantike me disa burra nga Ukraina, dhe për këtë arsye mund të janë ata që mund ta kenë vrarë atë dhe shqiptarin. Sakaq, policia po heton rreth zbardhjes së ngjarjes. TIRANA TODAY