E mërkurë, 20 Janar, 2021
9 C
Tirana

Vasili: Janë 4-fishuar vdekjet nga Covid-19 dhe nuk tregohet

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili në një intervistë për ”RTV Ora” ka mbajtur edhe njëherë qëndrimin e tij se maska nuk është e domosdoshme për të shmangur virusin.

Vasili ka thënë se rastet janë rritur për shkak të keqmenaxhimit të situatës, teksa shton se edhe vdekjet janë 4-fishuar por askush nuk flet për këtë pjesë.

Petrit Vasili: Maska është një mjet i fundit pas testim, trajtim, gjurmim, disinfektim dhe distancim fizik. Pa efektivitetin e tyre maska nuk ka asnjë vlerë. U dëgjouan shumë komente, por kur u vendos mbajtja e maskave me zor, kishim 203 raste në ditë. Pas aplikimit të gjobave, arritën të kemi më shumë se 800 raste në ditë. Një qytetar i zakonshëm në fund  shikon që pas vendosjes së maskës, rriten 4 herë numri i të prekurve. Kuptojmë që në mekanizmin e menaxhimit të pandemisë, gjërat nuk shkojnë si duhet dhe nuk kemi administrim profesional, por administrim politik.

Që të luftojmë një fenomen duhet ta njohim. Si do ta luftojmë nëse nuk testojmë? Disa ditë më parë kryeministri tha se lobet farmaceutike janë ato që stimulojnë fjalën. Bëni testime”. Vdekjet në Shqipëri janë katërfishuar, pavarësisht se nuk diskutohen.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ndodhej në arrest shtëpie, arratiset këngëtarja Fjolla Morina

Këngëtarja Fjolla Morina, e cila ndodhet nën masën “arrest shtëpie” është arratisur nga banesa në të cilën qendronte. Policia e Kukësit ka nisur kërkimet për...

Nuk i lejohet kandidimi, Kurti: S’jam në dijeni, kryesoj listën e Vetëvendosjes

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është ka reaguar në lidhje lidhur me përgjigjen që Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka dhënë KQZ-së për...

Fundosja e “Wilhelm Gustloff”, tragjedia më e madhe detare e të gjitha kohërave

Titaniku, është tragjedia detare më e përmendur, por nuk është tragjedia më e madhe në histori. 33 vite më vonë, do të mbytej në...

Alarm për bombë në Gjykatën e Lartë të SHBA, godina ndodhet shumë pranë Capitol

Teksa pritet inaugurimi i Joe Biden si President i 46-të i SHBA-ve, një befasi ka ndodhur shumë afër Capitol, pikërisht në Gjykatën e Lartë. Stafi...

Rritet numri i të infektuarve, edhe 4 viktima nga Covid-19

Covid-19 u ka marrë jetën edhe 4 personave në vendin tonë në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë informon se rastet e vdekjes janë...