E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Leksione nga “udhëheqësit paralelë” të Pandemisë

Nga: Mero Baze

Shqipëria ende nuk ka thyer ndonjë rekord të frikshëm sa i përket bilancit të pandemisë, por ka thyer një rekord botëror sa i takon qëndrimit të politikës ndaj pandemisë.

Sot Presidenti i vendit, formalizoi një Komitet paralel antiqeveritar, që merret me COVID, në të cilin bëjnë pjesë Ilir Meta dhe dy vartës të tij në LSI, si dhe Tritani që hyn në çdo komitet.

Rekordi vlen vetëm si një arritje tragjikomike e politikës opozitare në Shqipëri.

E mira e parë është se Komiteti “Meta-Vasili-Panariti”, është bindur se të drejtosh një komitet në kohë pandemie, është një privilegj, pasi të krijon idenë se komandon oraret e lëvizjeve, merr vendime për bizneset që lejohen apo jo dhe mbi të gjitha të krijohet ideja se qytetarët të binden dhe të respektojnë.

Kjo tregon se puna Komitetit Anti-COVID të qeverisë ka qenë serioze, përndryshe nuk do guxonin ta imitonin.

Paranoja e Ilir Metës se qeveria po fiton pikë se ka komitet dhe po mban ende gjendjen nën kontroll e ka nxitur të bëjë dhe ai një komitet me qëllim që në fund të ndajë me të suksesin.

E shikoni Lulin që për çdo masë të qeverisë thotë ua kisha thënë më parë këtë. Është dhe ai një farë vizionari me pesë pika, por që po të mbledhësh gjithë gjërat që thotë “i kam thënë unë”, i dalin 10.

Një tjetër anë e mirë e këtij Komiteti, është të afërmit e anëtarëve të Komitetit, nuk shkojnë në spitale publike po u sëmurën me COVID, pasi ata u besojnë njerëzve të shtëpisë dhe besojnë vërtet se do vdesin po shkuan aty.

Vetë Petrit Vasili si anëtar komiteti u shtrua tek spitali privat kur u prek nga COVID, pasi ai dyshonte se do ta vdisnin mjekët se i kishte sharë.

Lexo edhe :   Të gjitha faktet përse SPAK duhet të thërrasë Berishën për 21 Janarin

Por mbi të gjitha komiteti paralel i LSI bëri dhe një gjë të madhe, një përmbysje ideologjike në LSI. Detyroi Zonjën e Parë të pranojë që COVID ekziston, madje pranoi se e ka kapur dhe atë.

Zonja e Parë e vendit iku ilegalisht deri në Itali e sëmurë me COVID për t’u shëruar aty. Nuk dihet nëse ka infektuar njeri në avion apo në radhën e pasaportave, por më në fund ajo pranoi se është kuruar në Itali për COVID.

Ky është një ndryshim rrënjësor i LSI, parti e cila kishte si kauzë të saj mosekzistencën e COVID. Pas Kongresit të fundit ky është një ndryshim gati ideologjik, pasi COVID ka prekur dy nga tre udhëheqësit kryesorë të LSI, Tit Vasilin dhe Monikën. E vetmja gjë që duhet bërë tani është dhe një padi penale për Zonjën e Parë dhe të hetohet gjurmimi i saj dhe kontaktet në ditët që ka qenë me COVID.

Lexo edhe :   Pse preket Franca nga një fjalë?

Ndaj Komiteti antiqeveritar i Ilir Metës për COVID, nuk duhet marrë inat, as nga populli as nga qeveria. Por nga ana tjetër nuk po them, që qeveria të bjerë në dashuri me të, duke marrë pjesë dhe në debatet idiote që ai zhvillon, siç bëri sot zëvendësministri i Shëndetësisë.

Ai është një institucion që vlen për të kuptuar se si nuk duhet të funksionojë një komitet shëndetësor, pastaj një President dhe një shtet serioz. Kaq mund ta kuptosh edhe duke parë Facebookun e Ilir Metës. Është si ajo data paralele e zgjedhjeve më 13 tetor. Është i njëjti njeri, dhe ka ende të njëjtën diagnozë sëmundjeje, që nuk ka lidhje me COVID.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...