Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili në një intervistë për ”RTV Ora” ka mbajtur edhe njëherë qëndrimin e tij se maska nuk është e domosdoshme për të shmangur virusin.
Vasili ka thënë se rastet janë rritur për shkak të keqmenaxhimit të situatës, teksa shton se edhe vdekjet janë 4-fishuar por askush nuk flet për këtë pjesë.
Petrit Vasili: Maska është një mjet i fundit pas testim, trajtim, gjurmim, disinfektim dhe distancim fizik. Pa efektivitetin e tyre maska nuk ka asnjë vlerë. U dëgjouan shumë komente, por kur u vendos mbajtja e maskave me zor, kishim 203 raste në ditë. Pas aplikimit të gjobave, arritën të kemi më shumë se 800 raste në ditë. Një qytetar i zakonshëm në fund shikon që pas vendosjes së maskës, rriten 4 herë numri i të prekurve. Kuptojmë që në mekanizmin e menaxhimit të pandemisë, gjërat nuk shkojnë si duhet dhe nuk kemi administrim profesional, por administrim politik.
Që të luftojmë një fenomen duhet ta njohim. Si do ta luftojmë nëse nuk testojmë? Disa ditë më parë kryeministri tha se lobet farmaceutike janë ato që stimulojnë fjalën. Bëni testime”. Vdekjet në Shqipëri janë katërfishuar, pavarësisht se nuk diskutohen.