Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili dënon ashpër etiketimin që kryeministri Edi Rama i bëri hebrenjve. Në një deklaratë për median, Vasili tha së Rama përdori një term ndaj hebrenjve që e ka përdorur vetëm Hitleri.
Vasili i paraqiti medias një sekuencë të shkurtër nga deklaratat e kryeministrit në parlament ku Rama përdor termin “Çifut”.
Vasili thotë termi “Çifut” është përdorur vetëm nga nazistët në luftën e dytë botërore, kur ata ushtronin holokaustin e pa mëshirshëm dhe të pa dëgjuar ndaj historisë së njerëzimit dhe kur shfarosnin mira e mijëra hebrenj, vetëm në gjuhën e tyre është dëgjuar emri çifut.
Vasili deklaroj se “hebrenjtë kanë qenë miq të kahershëm të shqiptarëve dhe kanë ndarë se bashku momente shumë të vështira të historisë.
Sot vjen një kryeministër me mendësi naziste që po përpiqet që të zhbëjë këto raporte të cilët janë të pa deformueshme.“