Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Vasili ‘fshikullon’ delegacionin e PE: Të blerë me para të pista

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Vasili ‘fshikullon’ delegacionin e PE: Të blerë me para të pista

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka fshikulluar delegacionin e Parlamentit Evropian të dërguar në Tiranë për krizën politike në vend, pas dorëzimit të mandateve nga opozita dhe protestave të njëpasnjëshme të saj.

Në një deklaratë për shtyp, Vasili akuzon eurodeputetët për standarde të dyfishta, veçanërisht Knut Fleckenstein, teksa sipas tij “kanë mbyllur sytë para gjendjes së Shqipërisë”, ndryshe nga sjellja në vendin e tyre.

Vasili tha se s’mund të ketë standarde të dyfishta, ndërsa nënkupton se eurodeputetët janë të blerë me para të pista, teksa përmbyll se:

“Opozita është në rrugë, do vazhdojë të ketë një shami për të fshirë sytë e turbulluar të gjithë eurodeputetëve, të cilët e shohim që kanë pamundësi për të parë qartë për shkak të disa parave të cilat janë të gjithfarshme, por kanë vetëm një emër, janë para të pista.”

Fjala e Vasilit:

Jemi në këtë komunikim për të ndarë disa të vërteta tronditëse, që kanë rrënuar themelin e shtetit ligjor, por të dërguarit e Evropës në Tiranë, me një shikim të turbulluar nuk i panë dhe me një memorie gjithashtu të turbulluar i harruan. Është një turbullirë që nuk e dimë nga vjen, vjen nga e njëjta para problematike me të cilat qeveria ka rrëmbyer pushtetet, apo për arsye të tjera që koha do i zbardhë.

Shqipëria ka verifikuar dukshëm se vota në Shqipëri është blerë nga krimi i organizuar, ka një dosje 339 e cila mbahet e bllokuar prej 2 vitesh. Fajtorët i njeh gjithë Shqipërinë, Vagjush Dakon dhe Niçen.

Së dyti, krimi elektoral nga përgjimet e antimafias italiane, ka provuar se 20 milionë euro janë përdorur për të blerë vota në Tiranë.

Shteti ligjor është shkatërruar përballë një korrupsioni, çuditërisht nuk e shohin eurodeputetët evropianë. Unaza e Re ka kaluar kufijtë, u falsifikuar firma e sekretarit të shtetit, e di gjithë bota, nuk e shikojnë eurodeputetët. Kanë një vështrim të turbulluar! Kemi afera të tmerrshme, si tenderi në OST, miliona euro që prokuroria shqiptare nuk i ndalon dot por arrestojnë ata që protestojnë te unaza për të mbrojtur shtëpitë e tyre.

Investimi madhor i Evropës, mbi 1500 njerëz futen e konkurrojnë nga listat e partisë, por edhe këtë nuk e shikojnë eurodeputetët, nuk i dëgjojnë dhe nuk i pranojnë.

Të gjitha këto të vërteta të mëdha, opozita është e palëkundur të mos bëjë kompromis. Nëse në Evropë nuk lejohet të preket një votë, eurodeputetët thonë s’ka gjë se është mirë për Shqipërinë.

Krimi elektoral do të jetë i papranueshëm për Shqipërinë, korrupsioni siç luftohet në Gjermani, ashtu duhet të luftohet në Shqipëri. Shqipëria në BE do të thotë të ketë standarde të Bashkimit Evropian.

S’mund të ketë një standard për Shqipërinë si një vend i dorës së tretë, i përbuzur dhe një standard tjetër për vendet e tyre. Për këtë opozita është në rrugë, do vazhdojë të ketë një shami për të fshirë sytë e turbulluar të gjithë eurodeputetëve, të cilët e shohim që kanë pamundësi për të parë qartë për shkak të disa parave të cilat janë të gjithfarshme, por kanë vetëm një emër, janë para të pista./ Tirana Today

Tags: delegacionifshikullonPEtë blerëVasili

TË LIDHURA

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Presidentit për zgjedhjet
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Presidentit për zgjedhjet

14:26 | 09/10/2025
Prokuroria e Durrësit hap sot 102 kontejnerë në zonën industriale të Porto Romanos
Aktualitet

Prokuroria e Durrësit hap sot 102 kontejnerë në zonën industriale të Porto Romanos

13:19 | 09/10/2025
Propozim i gjyqtarëve: Policitë private të hiqen nga gjykatat
Aktualitet

Propozim i gjyqtarëve: Policitë private të hiqen nga gjykatat

12:27 | 09/10/2025
Next Post
Nga Nano e Berisha, te Tahiri e Rama – ndërkombëtarët me dy fytyra

Nga Nano e Berisha, te Tahiri e Rama - ndërkombëtarët me dy fytyra

U akuzua se ngacmoi 15-vjeçaren, polici i videos intime: Më vranë për së gjalli

U akuzua se ngacmoi 15-vjeçaren, polici i videos intime: Më vranë për së gjalli

DENONCIMI/ “Përdhunohen dy vajza të shkollës 9-vjeçare, fshihet ngjarja”

DENONCIMI/ “Përdhunohen dy vajza të shkollës 9-vjeçare, fshihet ngjarja”







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Presidentit për zgjedhjet
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Presidentit për zgjedhjet

by mirseda
14:26 | 09/10/2025
0

Kushtetuesja rrëzon drekretin e Presidentit për zgjedhjet. Vendimi erdhi pasi Kushtetuesja u vu në lëvizje nga Erion...

Prokuroria e Durrësit hap sot 102 kontejnerë në zonën industriale të Porto Romanos

Prokuroria e Durrësit hap sot 102 kontejnerë në zonën industriale të Porto Romanos

13:19 | 09/10/2025
Propozim i gjyqtarëve: Policitë private të hiqen nga gjykatat

Propozim i gjyqtarëve: Policitë private të hiqen nga gjykatat

12:27 | 09/10/2025
Festivali i RTSH, Fifi dhe Era Istrefi pretendente për çmimin e madh

Festivali i RTSH, Fifi dhe Era Istrefi pretendente për çmimin e madh

12:22 | 09/10/2025
Kreu i GJKKO: Sot kemi një plagë të hapur, hapat urgjentë që duhen ndërmarrë

Kreu i GJKKO: Sot kemi një plagë të hapur, hapat urgjentë që duhen ndërmarrë

12:19 | 09/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com